Albspirit

Media/News/Publishing

Misteri i vithkuqarit në tragjedinë e ‘Titanikut’

 

Historia e “Titanikut” fillon në 1867 kur 31 vjeçari Thomas Henry Ismay bleu për shumën 1.000 stërlina emrin, flamurin dhe “Goodwill” të linjës “White Star Line” që kishte qenë në tregun e Australisë. Ismay kishte synim të futej në këtë biznes me pasagjerë. Së bashku me George Fletcher mundën të disenjonin 3 anije me nga 4 ton secila. Kapitali u regjistrua në një vlerë prej 400.000£. Kur Thomas doli në pension, dy djemtë e tij Bruce dhe James ishin në bordin drejtues të kompanisëm e cila vendosi që anijet e ardhshme do të shkëlqenin më shumë për nga konforti dhe modelimi sesa nga shpejtësia e tyre. Duke u nisur nga këto kërkesa, në 1899 modeluan dhe ndërtuan për White Star “Oceanic”. Kulminacionet e ndërtimit dhe modelimit u arritën në fillim të shek. XX-të më ndërtimin e anijeve “Atlantic”, “Baltic”, “Republic” dhe “Adriatic”. Por ylli i vërtetë i kompanisë White Star Line ishte anija “Olimpic”. Në 1911 kreu udhëtimin e saj të parë drejt New Yorkut.

Përmasat e gjigandit “Titanik”

“Titanik” ishte anije e shoqërisë angleze ‘White Star Line’. U prodhua në kantierin e ndërtimit të anijeve “Harland & Wolf” të Belfastit. U deshën 5 vite për ta ndërtuar dhe u quajt si “Gjigand i detrave”. “Titaniku” ishte anija më e shtrenjtë e kohës që kushtonte 7.5 milonë USD. Gjatësia e saj ishte 269 m, gjerësia 28 m dhe pesha bruto 46.328 ton. Mbante një ngarkesë prej 66.000 ton. Forca e motorave ishte 55.000 hp. Kishte 3 helika, 29 kaldaja me 5 m diametër secila. Në 159 furrat konsumonte 650 ton qymyr në ditë. Shpejtësia 24 milje në orë.

Kapacitetet e akomodimit dhe shërbimit

Në dispozicion të pasagjerëve dhe ekuipazhit anija kishte 3.000 krevate, restorante luksoze, shëtitore, banja turke, fusha skuoshi, pishine me ngrohje, qendër shëndetësore me sallë operacioni, 3 biblioteka me 30.000 volume. “Titaniku” duke u nisur nga çmimi i biletës, akomodimit dhe shërbimit që u bëhej pasagjerëve kishte 3 klasa. Çmimet e biletave për këtë udhëtim 6 ditor ishin: Klasi i parë për një person kushtonte 150 USD (sot 2950 USD); klasi i parë suite ishte 4.350 USD (sot 83.200 USD); klasi i dytë 60 USD (sot 1.200 USD) dhe klasi i tretë: 15-40 USD (sot 300-790 USD). Në këtë udhëtim pasagjerët sipas klasave ishin 334 në klasën e parë, 282 në klasën e dytë dhe 706 në klasën e tretë. Për të përballuar udhëtimin dhe rezervat, anija kishte marë furnizime të mëdha me ushqime si: Mish i freskët 34.014 kg, peshk i freskët 4.989 kg, peshk i kripur 1.814 kg, proshutë 3.401 kg, shpendë 11.339 kg, vezë të freskëta 40.000 kokrra, salçiçe 1.133 kg, bukë 1.000 kg, akullore 794 kg, kafe 997 kg, çaj 365 kg, oriz dhe fasule 4.535 kg, sheqer 4.535 kg, miell 200 fuçi, drithëra 4.535 kg, portokalle 16.329 kg, limona 7.257 kg, rrush 453 kg, qumësht i freskwt 5.678 litra, krem i freskët 1.200 kg, qumësht i kondesuar. 2.271 litra, gjalp i freskët 1.721 kg, zarzavate 3.000 kg, patate 40 ton, reçel 508 kg, birrë në shishe 20.000 copë, verë në shishe 1.500 copë, ujë mineral 15.000 shishe dhe pije alkolike 850 shishe.

Personeli i “Titanikut”

Lista e ekuipazhit në lundrimin e datës 10 prill 1912 e firmosur nga kapiteni ishte: 1 kapiten, 7 ndihmës, 2 kirurgë, 7 nëpunës, 2 marangozë, 1 marinar, 8 ndihmës marinarë dhe intendentë, 39 detarë AB, 2 pastrues xhamash, 2 kamarierë salle-mence dhe 2 master. Gjithsej 73 vetë. Po ashtu kishte 28 inxhinierë, 8 inxhinierë elektrikë dhe 289 pjestarë ekuipazh në dhomat e motorit. Gjithsej 325 vetë. Gjithashtu ndodheshin: 2 telegrafistë, 471shef shërbimi dhe stafi, 20 punonjës shërbimi dhe 1 matrous. Gjithsej 494 vetë. Pra gjithsej 892 persona.

Harta e shtetev dhe kontinenteve të pasagjerëve

Në udhëtimin e saj të parë dhe të fundit “Titaniku” kishte pasagjerë nga shumë shtete të botës. Numri më i madh i tyre ishte nga Anglia, SHBA, Suedia, Irlanda, Finlanda, por pasagjerë kishte nga 5 kontinentet.

  1. Europa: Anglia 455, Suedia 96, Irlanda 86, Franca 34, Finlanda 50, Norvegjia 26, Bullgaria 26, Rusia 9, Zvicra 21, Kroacia 4, Greqia 5, Austria 18, Portugalia 2, Italia 3, Belgjika 18, Spanja 8, Danimarka 12, Skocia 12, dhe Gjermania 2. Gjithsej nga Europa 887 persona.
  2. SHBA 360, Peru 1, Meksika 1, Uruguaj 4 dhe Tailanda 5. Gjithsej 371 persona.
  3. Australia 3 persona.
  4. Afrika: Afrika e Jugut: 9 persona.
  5. Azia: Siria 24, India 6, Japonia 1, Turqia 6, Hong-Kong 8 dhe Libani 7. Gjithsej 52 persona. Gjithsej nga 5 kontinentet: 1.322 pasagjerë.

Itinerari i udhëtimit të “Titanikut”

Provat e “Titanikut” për daljen e tij të parë në det, u planifikuan për ditën e hënë në 1 prill 1912. Më 29 mars, zjarrfikës, inxhinierë, mekanikë dhe ndihmës ekuipazhi vendosën firmën për lëshimin e tij në det. Provat kishin për të filluar në ora 10.00 të mëngjezit, por një erë e fortë nga veri-perëndimi përfshiu të gjithë zonën duke turbulluar ujrat e Lough-sit dhe trazuar kufijtë e ngushtë  të lumit Lagan dhe të Kanalit Viktoria me dallgë të mëdha të bardha. Ishte e pamundur nën ato kushte atmosferike të lundroje trupin e një anije aq gjigande si “Titanik” në një kanal të ngushtë si ai Viktoria. Data 2 prill, agoi pastër dhe qartë. Qindra spektatorë të shpërndarë rreth kanalit Viktoria brohorisnin me admirim lëshimin e tij në ujë. Prova e tij e fundit përfundoi me sukses në ora 19.00. Të mërkurë, datë 10 prill 1912 pak pas lindjes së diellit, ekuipazhi i anijes filloi të takohet në dok. Një nga një dhe pastaj në grupe të vogla anëtarët e ekuipazhit u mblodhën duke plotësuar skenën gjigande të ekuipazhit të “Titanikut”. Kapiteni Eduward John Smith në orën 7.30 të mëngjezit shkoi direkt në kabinën e tij për të marë raportin e lundrimit nga komandanti i tij në detyrë, Henry Tingle Wilde. Po në orën 7.30 hipi në bord gjithashtu dhe Maurice Harvey Clark, drejtori i emigracionit të Bordit të Tregtisë. Ishte funksioni i tij të pastronte “Titanikun” nga emigracioni ilegal dhe të inspektonte elemente si uji i pishëm, magazinimi i ushqimit, paisjet sanitare për ekuipazhin dhe pasagjerët. Oficerë të tjerë kishin kaluar natën në bord duke survejuar mbarëvajtjen e anijes natën e saj të fundit në port. Anija do të kishte këtë itenerar udhëtimi: SOUTHAMPTON – CHERBOURG – QUEENSTOWN – dhe do ta përfundonte atë në portin e New Yorkut. Porti i Southampton është inaguruar si port transatlantic në vitin 1907. Anija u nis nga ky port të mërkurën e datës 10 prill 1912. Pasi mori në bord ekuipazhin prej 982 vetë dhe 924 pasagjerë u drejtua drejt Francës dhe pas 6 orë lundrim u ankorua po këtë datë në portin Cherbourg. Këtu hipin edhe 269 pasagjerë. Në mëngjez të datës 11.4.1912 arrin në portin Queenstown të Irlandës, mer 129 pasagjerë dhe në orën 2 të drekës anija lë Europën duke u nisur për në portin e New-York duke patur në bord gjithsej 1.322 pasagjerë, 892 vetë ekuipazh, gjithsej 2.214 vetë. Katër ditët e para të udhëtimit ishin të përkryera, koha e mirë, oqeani i qetë. Motorat me 50.000 kuaj fuqi shtynin anijen me shpejtësinë 24 milje në orë. Për këto kushte, kapiteni i anijes z. Smith vendosi të ngrejë shpejtësinë në maksimium. Në orën 19.30 anija “Californian” njofton praninë e aizbergut 50 milje larg anijes. Në orën 21.40 anija “Mezaba” jep përsëri mesazh për rezikun nga një aizberg.  Në orën 23.40 kapiteni Flit i anijes, shikon aizbergun 450 m larg. Anija që ecte me shpejtësinë mbi 24 milje në orë për të evituar përplasjen ballore me aizbergun devijon por goditet në pjesën e poshteme djathtas. Anija u përplas me ajzbergun në afërsi të Neufoundlandit pas 5 dite udhëtim në orën 23.40 te datës 14 prill. Përplasja nuk u kuptua nga pasagjerët e klasit të parë, kurse katër kate më poshtë përplasja ishte e tmereshme. Kapiteni Smith pasi shikon këtë gjendje të rënduar i kërkon Konstruktorit të anijes Thomas Andrew të raportojë për gjendjen e krijuar. Z. Andrew njofton kapitenin se anijes  i mbetet më pak se 2 orë dhe më pas do të mbytet.  Në orën 00.15, salla e radios jep sinjalet e para SOS. “ Ejani na ndihmoni, jemi përplasur me një ajzberg”. Kapiteni jep urdhër të pregatiten varkat e shpëtimit. Në orën 00.45, hidhet varka e parë. Oficeri Pituan jep urdhër se në fillim do të hipin gratë dhe fëmijët

Ora 00.50: “Titanik” mesazh Olimpikut– kërkoi asistence imediate.

Ora 01.10: “Titanik” mesazh Olimpikut— jemi përplasur me ajzberg. Anija është me kokë poshtë. Ejani sa më shpejt, pregatisni varkat e shpëtimit.

Ora 01.35: Dhoma e motorit po mbushet me ujë.

Ora 01.45: Dhoma e motorit e mbushur plot me ujë.

Evakuimi i pasagjerëve vazhdon dhe në orën 2.05 hidhet varka e fundit me 45 pasagjerë.

Anija “Carpathia” i përgjigjet mesazhit SOS të “Titanikut” se është 50 milje larg dhe i duhet 4 orë për të mbritur deri aty. Anija u fundos pas 2 orë e 40 min. në orën 02.20 të datës 15 prill 1912. Në orën 3.00, kapiteni i Carpathias – Rostron urdhëroi ndezjen e disa raketave që ti jepte të kuptonin të mbijetuarve se ndihma po vinte.

Kush ishin arësyet e fundosjes?

Projekti i gabuar, konstruksioni i dobët i anijes, shpejtësia më e madhe se çduhej e anijes në momentin e përplasjes me akujt, neglizhenca e madhe e drejtuesve të anijes, vrojtuesave apo të gjitha këto sëbashku nga pak. E projektuar për të bërë udhëtimet më të sigurta, më komode më të gjata në botë, ajo bëri që në udhëtimin e parë rrugën më të pasigurtë, e më të shkurtër që ka bërë deri në atë kohë një anije transoqeanike. Në orën 3.35, anija greke “Carpathia” ishte në pozicionin ku mund të shihte anijen “Titanik” nëse ajo nuk do të ishte fundosur. Aty gjeti veç zbrazëtirë dhe mbeturina të anijes. Në orën 4.00, varkat me të mbijetuarit lundruan drejt Carpathias. Një ndër të mbijetuarit ishte edhe Bruce Ismay, pronari i anijes. Ky në gjendje të shokuar u mor në kujdesin e Doktor Mc. Gee. Kapiteni Rostorn urdhëroi që flamuri i anijes së tij të ulej në gjysëm shtize. Ndërkohë që anija kaloi mbi vendin ku u fundos anija  ai tha: “ Një shërbim për respekt të atyre që humbën dhe mirënjohje të atyre që shpëtuan”.  Kjo mer të mbijetuarit, 702 vetë dhe rreth orës 21.00 të 18 prillit mbrin në molin 54 të New-Yorkut. Në port janë mbledhur me mijëra njerëz për të marrë vesh të mbyturit dhe të shpëtuarit. Të mbijetuarit hipën në makinat që kishte vendosur linja White Star për ti dërguar ata sipas destinacionit, në shtëpitë e të afërme, në hotelet apo në ambulancat per t’i dërguar në spitalet ku do të mernin shërbimet mjekësore. Kur Carpathia ishte akoma në det, para mbritjes në New-York, të mbijetuarit e “Titanik” formuan një komitet për të mbledhur fonde dhe për t’ia dhënë më pas ekuipazhit te Carpathia-s. Kur “Carpathia” mbërriti në New York, shuma prej 4.360 USD ishte shpërndarë ndërmjet ekuipazhit. Me kalimin e kohës, fondi kaloi shumën e 15.000 USD e cila ju dorëzua Company Morgan për të ruajtur këtë shumë. Për këtë akt human të kryer, Kapiteni Rostorn dhe 5 të tjerë të ekuipazhit të anijes “Carpathia” u dekoruan me medalje ari.

Masat e shpëtimit

Pronarët dhe konstruktorët e anijes duke u nisur nga përmasat e saj, teknollogjia dhe materialet e ndërtimit,  paisjet e drejtimit, fuqitë motorike, nuk parashikonin ndonjë avari aq më tepër për një mundësi mbytjeje të anijes. Për këto arësye, edhe masat për shpëtimin dhe evakuimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit me varkat e shpëtimit ishin neglizhuar. Kapaciteti i numurit të pasagjerëve dhe ekuipazhit të anijes ishte 3.000 vetë. Kapacitetet e shpëtimit ishin, 14 varka standart me 65 persona secila dhe 20 varka të tjera në të cilat mund të hipnin gjithsej 1.178 vetë ose 40%. Po të tjerët?! Jo pak, po për mbi 1.500 njerëz nuk ishte menduar fare. Mbi 1.500 vetë megjithë përpjekjet, luftën për jetë a vdekje me oqeanin shkuan në fund të tij dhe nuk i shpëtuan dot as lutjet as orkestra që ju jepte kurajo dhe guxim deri në minutën e fundit.

Fëmijët dhe të rinjtë në “Titanik”

Në anije, krahas të rriturve dhe të moshuarve kishte një numur të madh të fëmijëve dhe të rinjve. Numuri i fëmijëve disa muajsh dhe të rinjve deri në moshën 20 vjet arrinte në 260. Nga këta, mundën të shpëtonin 64, dhe fatkeqësisht u mbytën 196. Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 20 vjet, zinin 20% të numurit të përgjithshëm të pasagjerëve. Po kështu ishin 21% e atyre që shpëtuan dhe 20% e pasagjerëve që u mbytën. Më i dhimbshme është fakti që në një familje kishte disa të mbytur nga kjo grup moshë.

Familjët që u prekën më shumë nga tragjedia

Në anije, përveç individëve kanë hipur dhe shumë familje. Ka nga këto familje që shpëtuan të gjithë anetarët e saj, shpëtuan pjesërisht por fatkeqësisht që u mbytën të gjithë. Këto familje janë nga shtete të ndryshme dhe pasi të mbërinin në portin e New-Yorkut do të vazhdonin në shtete të tjera ku shumë nga këta nuk arritën kurrë. Familjet që u mbytën me të gjithë anëtarët e saj ose disa prej tyre janë:

 

 

 

Emërtimi I Familjes Vendi Rezident Numri I Antarëve Të Mbytur
Nr.gjithsej nga këta
nr mosha në muaj nr mosha në vjeç
Allison SH.B.A. 4 3 3 2,25,30
Anderson Suedi 4 4 4 2,6,39,39
Asplund Suedi 8 5 5 5,9,13,23,40
Baclini Siria
Boulos Siria
Bourke Irland
Cacic Croacia
Cor Austria 3 3 3 19,27,35
Danbom SH.B.A. 3 3 1 4 2 28,34.
Ford England 5 5 5 9,16,18,21,48
Frolicher Zvicër 3 3 3 22,48,60.
Goodvin Angli 8 8 8 6,9,10,11
14,16,40,43
Hocking Angli 3 3 3 21,23,53.
Jensen Danimarkë 3 3 3 17,20,48.
Johnston Angli 4 4 4 8,9,34,34.
Kink Zvicër 5 2 2 22,27.
Klasen Suedi 3 3 3 1,18,36.
La Roche Francë 3 3 3 1,3,22.
Lefebre Francë 5 5 5 2,4,6,11,39.
Mc Coy Irlandë 3 3 3 21,22,28.
Moor Rusia 2 2 2 6,27.
Moybarek Liban 3 3 3 3,7,26.
Nackid Siria 3 3 3 1,19,20.
Oreskovic Austria 3 3 3 20,20,23.
Panula SH.B.A. 6 6 6 1,2,7,14,16,41
Paulson Suedi 4 4 4 3,6,8,29.
Peter Sh.B.A. 3 3 3 1,4,24.
Rice Irland 6 6 6 2,4,7,9,10,39
Richard Angli 3 3 1 10 2 3,25.
Rosblom Finland 3 3 3 2,8,41.
Sage England 11 11 11 4,7,9,11,13;
18,19,20,44
44,16.
Skoog Suedi 6 6 6 2,4,9,10,40,43
VanBilliard South Afrik 3 3 3 9,10,35.
Van der Planke Belgjik 4 4 4 16,18,31,31
Van Impe Belgjik 3 3 3 10,30,36.
Wells Angli 3 3 3 2,4,29.

 

Përmasat e tragjedisë së mbytjes së “Titanikut”

Në anije, në të tre portet hipën 1.322 pasagjerë. Kishte në bord një personel prej 892 vetë duke bërë kështu 2.214 numurin gjithsej të pasagjerëve dhe ekuipazhit. Nga 1.322 pasagjerë, natën e 15 prillit u mbytën 1.018 nga të cilët 163 nga klasi parë, 223 nga klasi i dytë dhe 632 nga klasi i tretë. Nga ekuipazhi prej 892 vetë u mbytën 494 duke shpënë kështu gjithsej numurin e të mbyturve në 1.512 vetë. Shpëtuan gjithsej 702 vetë nga të cilët 304 nga pasagjerët dhe 398 nga ekuipazhi. Nga pasagjerët e shpëtuar 171 ishin të klasit të parë, 59 të klasit të dytë dhe 74 të klasit të tretë. Fëmijë nga 109, shpëtuan 56 u mbytën 53; femra nga 425, shpëtuan 316 u mbytën 109; meshkuj nga 1680, shpetuan 330 u mbytën 1.350. Ironia e fatit, bëri atë që shumë nga pasagjerët sidomos ata të klasit të parë por edhe të dy klasave të tjera, pas katër ditëve të bukura, të akomoduar në dhomat dhe ambientet më lluksoze edhe se të hoteleve të kohës, përfunduan në fund të oqeanit në terrin e 1.000 m thellësi. Kostoja e dëmeve nga mbytja e anijes sot vlerësohet në vleftën e 400 milionë USD. Në anije, kishte edhe njerëz të pasur që udhëtonin për arësye të ndryshme që nuk i mbijetuan tragjedisë. Të tillë janë: Astor, John Jacob N.Y vjeç 47 si njeriu më i pasur i botës. Nuk mbijetoi. Gruaja Mrs Madeleine Talmadge Force Astor vjeç 19 mbijetoi duke hipur në varkën me numur 4. Guggenheim, Benjamin N.Y vjeç 46 mbreti i bakrit dhe hekurit. Nuk mbijetoi.  Straus, Isidor N.Y. vjeç 67 pronar i magazinave të mëdha. Nuk mbijetoi. Gruaja Mrs Rosalia Ida Blun Isidor vjeç 63. Nuk mbijetoi. Penasco, Mr Victor de Satode Madrid vjeç 24 milioner spanjoll. Nuk mbijetoi. Gruaja Mrs. Josefa de Soto Penasco vjeç 22 mbijetoi duke hipur në varkën me numur 8.  Shumë herë, në një vend nga aksidente të ndryshme, kanë mbetur disa ose edhe dhjetra të vdekur. Shtetet kanë shpallur zi kombëtare. Në tragjedinë e anijes nuk janë dhjetra por mbi 1.500 vetë. Nuk janë nga një shtet por mbi 30 shtete. Nuk janë nga një kontinenet por nga të pesë kontinentet. Nuk ka disa por 196 fëmijë dhe të rinj nga 2 muaj deri në 20 vjeç që janë mbytur. Tragjedia e anijes me këto përmasa, i tejkalon kufijtë e një ose disa shteteve, është tragjedi Botërore. Tragjedia e anijes me gjithë këta fëmijë e të rinj nuk është më një tragjedi, por një mënxyrë. Mbi 1.500 vetë, nuk do të arrinin kurrë në destinacionin e fundit qe ishte moli 59 në Manhatan. Fundi i oqeanit Atllantik do të ishte banesa e tyre përhereshme. Njerëzit kur vdesin, kanë një var në tokë dhe një gur mbi kokë ku shkruhet emri – mbiemri – data e lindjes dhe e vdekjes. Ndryshe nga të tjerët, mbi 1.500 te mbyturve në thellësine 1.000 m, të gjithëve sëbashku, në hartë në një pikë të oqeanit do t’u shkruhet: “Atllantik  41o 46’ veri dhe 50 o 14’ perendim, 15.04.1912”.

 

Ceremonitë pas tragjedisë

 

Në Katedralen Shën Paul të Londrës, në datën 19.4.192 për të humburit dhe këtë ngjarje të rënde u mbajt një ceremoni fetare ku morën pjesë 2.000 vetë. Ceremoni të tilla u mbajtën edhe në Westminster Cathedral në Londër nga komuniteti katolik në Paris dhe New-York. Për të mbledhur fonde për familjet e viktimave, u organizuan disa aktivitete kulturore si: Në Covent Garden dha shfaqje Shtëpia e Operas Mbretërore, në Londër 7 orkestra profesionale performuan 500 pjese të ndryshme. Sponsorizime nga të ardhurat e mbledhura bënë edhe Metropolitan Opera New-York, Broadway Theatre New-York, Cambridge Theatre Londer, Palace Theatre Londer, London Hipodrom etj.

 

Mesazhi në shishe i një viktime në “Titanik”

 

Dy njerëz, në tetor të vitit 1929 duke shëtitur buzë detit afër molit D’Nansea gjetën një shishe ku kishte brenda një shkrim, një fotografi me dy burra dhe një gjilpërë gravatë. Fotografia ishte e dëmtuar ndërsa shkrimi lexohej me vështirësi. Në të shkruhej:  “Janë minutat e fundit të anijes që po fundoset. Unë po mbetem këtu bashkë me kunatin tim. Gruaja me Janin e vogël dualën nga vapori më barkën e fundit. Orkestra po bie akoma. Oficerët po ngasin andej e këndej. Njerëzit po çmenden”. Në këtë letër nuk tregohet emri i tij, i gruas, përveç se i djalit dhe nuk di nëse janë marë më pas me identifikimin e këtyre personave. Unë pas 104 viteve, duke u nisur nga nga fakti që djali ka hipur në barkë bashkë me nënën dhe babai mbeti në anije, verifikoj listat e pasagjerëve që ishin me tre anëtarë në familje. Më rezulton, se në listat ku është një familje me tre anëtarë ku djali i mitur dhe nëna kanë hipur në varkë ndërsa babai ka mbetur në anije është vetëm një rast. Kjo familje ka hipur në portin Cherbourg C France me desinacion Haverford, PA  USA.

– Thayer, Mr John Borland       Haverford,PA  Vjeç  49  klasi 1  C

– Thayer, Mrs John Borland

(Marian Longstreth Morris)    Haverford, PA Vjeç  39  klasi 1  C  Varka  4

– Thayer, Mr John Borland       Haverford. PA  Vjeç  17  klasi 1  C  Varka B

 

Shtypi shqiptar pë tragjedinë

 

E gjithë bota ka folur për tragjedinë e anijes. Janë botuar shumë libra, shkruajtur në revista e gazeta me dhjetra faqe, janë zhvilluar emisione televizive dhe ekranizuar disa filma. Po Shqipëria dhe shqiptarët si e kanë pritur këtë ngjarje?  Çfarë kanë shkruajtur dhe botuar? Mos harojmë, që Shqipëria në prill të vitit 1912 ishte nën sundimin ottoman dhe gazetat që botoheshin në gjuhën shqipe ishin të pakta. Shtypi në gjuhën shqipe ishte më i zhvilluar në diasporë si Rumani, Bullgari dhe SHBA. Gazeta “Dielli” , gazetë shqip e përjaveshme që botohej në Boston, më 18 prill 1912 boton artikullin “Vapori Titanic u mbyt”. Midis të tjerave shkruan: M’i madhi vapor në botë “Titanic” i kumpanisë White Star Line, tek çante përmes Oqeanin që të harinte në New-York, udhës u përpoq me copëra akuj të mëdhenj sa një mal dhe pasi u çpua tej për tej zuri të fundose në uj. Vapori “Carpathia” ishte i pari që harriu në vendi i mbytjes dhe që mundi të shpëtojë vetëm 868 shpirt, prej të cilëve më të shumtët janë gra dhe fëmijë. 1312 shpirt të tjerë lajmërohet që u mbytnë bashkë me kapidanin e vaporit…“Titanic” kishte kushtuar 10.000.000 dollarë, dhe kjo ishte e para udhë që bënte vapori gjigandik. Për të vënë re është se ky vapor sillte me vehte aqë të pasur miliunare sa asnjë vapor tjater nuk ka sjellë këtu në Amerikë. Me që kemi frikë se mos në këtë vapor ndodhej nonjë shqiptar, zyra e Diellit po meret vesh për këtë gjë. Tr numri tjatër do të shënojmë më çkoqur ngjarjen e përmbytjes”.

Gazeta “Liri e Shqiperise” që botohej në Sofie më 18 prill 1912 boton artikullin “Mbytja e më të madhit vapor “Titanik”. Ndër të tjera dhe kjo gazetë shkruan: “Një lajm i hidhur, një prishje e madhe hodhi në helm gjithë botën, këto ditët e fundit: m’i madhi vapor i botës “Titanik” gjeti varin e tij në ujrat e thella të Oqeanit Atllantik. Vapori “Titanik” është i shoqërisë inglize “White Star Line”, është më i madhi, më i shpejti dhe më i forti i tërë vaporëve tregtarë të botës. Mer 45.340 ton dhe 3.115 udhetarë veç  800 shërbëtorëve që ka brenda. Ka kushtuar 50 milion franga….Kapidani i vaporit duke dashur të fitonte lavdi i dha force të madhe pa marë në sy ndonjë rrezik. Duke ecur me nxitim të madh “Titanik” u përpoq me një mal prej akulli. Kapidani urdhëroi të hidhen varkat në det dhe të nxiren më parë gratë e fëmijët. Telegrafisti kërkon ndihmë nga vaporët e tjerë. Më afër nga këta ishte “Carpatia” i cili me nxitim të madh arriti pas 7 orë në vendin e mbytjes…. Në këtë ngjarje fatkeqe u varrosnë 1.635 shpirt dhe shpëtuan vetëm 705.. Nga të mbyturit janë edhe ca njerëz të çquar si milioneri amerikan Astor, i madhi bankier Gutenhajm, drejtor i “Revif of Revif” z. Stead, axhutanti i kryetarit të Shteteve të Bashkuara z. But si dhe z. Andrevs që e kishte bërë “Titanikun”. Nuk dimë në ka patur shqiptarë në këtë vapor….”, thotë  Rapo Guri. Të dy gazetat, në numurat e ardhshem deri në fund të vitit 1912 por edhe gjatë vitit 1913 nuk publikuan ndonje të dhënë nëse kishte apo jo shqiptarë në anije.  Emigrantët shqiptarë në SHBA. kishin një përfaqësues në zyrat e emigracionit në Ellis Island që ndiqte lëvizjet e emigrantëve shqiptarë në hyrje dhe dalje të saj por prej tij nuk kishte ndonjë njoftim zyrtar për këtë problem. Në listat e publikuara të pasagjerëve të anijes nuk figurontë asnjë shqiptar. Shoqërite shqiptare, në qytete të ndryshme në SHBA janë mbledhur në disa aktivitete pas tragjedisë por prej tyre nuk ka dalë ndonjë shqetësim apo informacion nëse kishte apo jo shqiptar në anije. Po të kishte shqiptar të shpëtuar apo të mbytur, patjetër që do të publikohej në shtypin e kohës sidomos në gazetën “Dielli”.

 

A kishte shqiptarë në “Titanik”?

 

Marr shkas nga një shkrim ne “Gazetën shqiptare” të dates 24.04.2005 ku thuhet se në anijen “Titanik” udhëtonte edhe një shqiptar që i mbijetoi tragjedisë dhe quhej Ilo Kovi Deti. Këtë e dëshmonte djali i tij Dhimitri Ilo Deti në moshën 80 vjeçare. Duke u nisur nga të dhëna dokumentare të kohës dhe arsyetimet në lidhje me kohën dhe ngjarjen, do të jap sipas meje çdo thënie të Dhimitrit nëse ishte apo jo Ilo Kovi Deti si pasagjer në anijen “Titanik”. Iloja ka shkuar në Amerikë në vitet 1906-1907 nga fshati i Vithkuqit. Ilo Kovi ka qenë në SHBA. Gazeta “Dielli” No. 127 datë 7.12.1911, publikon një njoftim me titullin “Radhua e ndihmëtareve të rinj të Diellit” ku midis të tjerëve është edhe Ilo Kovi   Central Falls  1 dollar. Ndihmëtarë të rinj quhen të gjithë ata që kontriubojnë për herë të parë për një gazetë, shoqëri bamirëse etj. Emri që do të përdorte Iloja si pasagjer i anijes do të ishin Ilo Kovi, Ilo Deti, Ilo Kovi Deti. Në Amerikë e quanin edhe Lui Jakov. Në asnjë rast, në listat e publikuara të pasagjerëve të anijes, të cilat i kam parë edhe vetë nuk ka asnjë variant të emrit – mbiemrit që përmend djali i tij. Në SH.B.A., në gazetën “Dielli” përmendet Ilo Kovi dhe Ilo Kovi Vithkuqi.  Mund të ketë udhëtuar si turk apo grek. Në anije, kishte 6 pasagjerë në klasin e 3 nga Turqia në moshë të re me mbiemrat Krekorian, Lahowd, Mardirosian, Siraynian, Vartunian, Zakarian. Asnjë nga këta nuk ka mbijetuar, nuk figuron të kenë hipur në varka. Ne anije, kishte 5 pasagjerë në klasin e 3 nga Greqia në moshë të re me mbiemrat Chronopoulos, Vassilios, Lemberopoulos. Asnjë nga këta nuk ka mbijetuar, nuk figuron të kenë hipur në varka.  Ka shkuar sepse ishte kurioz të hipte në një anije ose ka shkuar në dasmën e një shoku në Angli. Të shkoje në Angli, duhej që më parë të merje një vizë në Ambasaden Angleze në Washington të cilës duhej ti tregoje aresyen e vajtjes, garancine pasurore dhe garancinë se kush të pret atje. Kjo them se është e pamundur, që një emigrant punëtor i një fabrike me të ardhura financiare minimale të merte një vize të tillë për në Angli. Aq më tepër që Iloja nuk ishte bërë shtetas amerikan. Ikja në Angli, e bën akoma të pamundur, nëse Iloja ka shkuar në SHBA në mënyrë të paligjshme pra jo brenda kuotes që kishte Shqipëria për të shkuar emigrant në SHBA, që në atë kohë ishte 288 vetë në vit. Edhe nëqoftese Iloja ka patur dokumenta siç e përmenda më lart, qe të shkosh në Angli si vizitor duhej të kishe të ardhura të mëdha për të përballuar shpenzimet e udhëtimit nga Southbridge në Londër e kthim, shpenzimet e hotelit, ushqimit për disa ditë etj. Ata që kanë shkuar në udhëtimin e parë me anije për kuriozitet apo dëshira të veçanta kanë qenë milionerë ose miliarderë që janë përmendur më lart. Nëqoftesë ka shkuar edhe për dasmë dihet që shpenzimet kanë qenë akoma më të mëdha. Ka qenë anëtar i kishës në Southbridge dhe shoqërise Mirëbërëse të Vithkuqarëve. Po, ka qenë në Southbridge dhe ishte anëtar i kishës së Shën Kollit.  Kisha e Shën Kollit në Southbridge ku banonte Iloja ka ngritur një komision kishtar që do të merej me mbledhjen e ndihmave për të ndërtuar një kishë të re. Njoftime për mbledhjen e ndihmave janë bërë në gazetën Dielli në datat 4, 11 prill 1912. Gazeta Dielli në numrin 147, datë 25 prill ka një artikull që titullohet: “Nga Southbridge U lumtë!  U lumtë”! “I nderçmi drejtor. Ju lutem botoni këto ndihma të cilat na u dërguan me anë të z. Lazo Kosta nga atdhëtaret e dashur për kishën e Shën Kollit  të Southbridges”. Ndër ndihmëtarët është edhe Ilo Kovi Vithkuqi. Dihet që ndihmat janë dhënë pas dates 4,11 prill që është bëre thirja dhe para datës 25 prill 1912. Kjo periudhë që përputhen me datat kur Iloja duhet të ishte nisur në Angli dhe udhëtimit të anijes – 10 prill deri 18 prill kur mbriten të mbijetuarit në portin e New Yorkut. Pas mbërritjes në NewYork, kaluan disa ditë deri sa u nisën dhe mbritën në vendet e tyre. Nëse Iloja ka qenë i dëmtuar ka shkuar në spital per të marë ndihmë mjekësore duke u vonuar kështu me shumë për të mbritur ne Southbridge. Mbi të gjitha, më 13.6.1912 gazeta Dielli njofton për themelimin e kishës së re shqipe të Shën Kollit në Southbridge. Mendoj se më pak se një muaj pas tragjedisë, në këtë ceremoni do të përmendej për tragjedine që i ndodhi bashkëqytetarit dhe anëtarit të kishës Ilo Kovi Detit. Iloja ka patur shokët Tasi Moni, Koli Renxa, Vasil Kolaci, Koli Shorja, Pandi Rrapo. Të gjithë këta, kanë qenë anëtarë të shoqërise apo kishes se Vithkuqarëve dhe ndonjë i zgjedhur në to. Por asnjë prej tyre nuk ka përmendur Ilo Kovi Detin si pasagjer në tragjedinë e anijes.  Kishte hipur ilegalisht në anije? Z. Maurice Harvey Clark, drejtor i emigracionit te Bordit të Tregtisë kishte si funksion të pastronte anijen nga emigracioni ilegal.Ai kishte qenë në bord disa herë duke inspektuar për këtë dhe probleme të tjera por nuk ka ndonjë komunikate nëse kishte pasagjerë ilegalë.

 

Jehona e mbytjes së “Titanikut”

 

Për tragjedinë kanë publikuar këto gazeta: “Dielli” Boston në Nr.146 datë 18 prill 1912 me titullin “Vapori ‘Titanik’ u mbyt”; “Liri e Shqipërisë” Sofje Nr.38 datë 18 prill 1912 me titullin “Mbytja e më të madhit vapor “Titanik”. Të dyja këto gazeta, përveç të tjerave shkruanin se në numurat e ardhshëm do të njoftojmë nesë kishte apo jo shqiptarë në anije. Asnjë nga këto gazeta, pas datës së publikimit deri në fund të vitit 1912 dhe vitin 1913 nuk kanë dhënë ndonjë njoftim nëse kishte apo jo pasagjer shqiptar në anije. Me këto të dhëna faktike të kohës apo mendime, nuk duam të themi prerë nëse ishte apo jo në anije Ilo Kovi Deti por vetëm të pyes: A ishte Ilo Kovi Deti pasagjer i mbijetuar në anijen “Titanik” në udhëtimin e saj tragjik nga data 10-15 prill 1912?!

Please follow and like us: