Albspirit

Media/News/Publishing

Gjysma e rusëve duan rikthimin e Bashkimit Sovjetik

Më shumë se gjysma e rusëve do të dëshironin një rikthim të Bashkimit Sovjetik. Ndonëse të ndërgjegjshëm se ky është një skenar pak realist, shumica e rusëve mendojnë se Federata e Republikave Ruse do të ishte me ndikim pozitv për Rusinë.
Sipas Russia Today, 58% e të pyeturve i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ishin pro rikthimit të Bashkimit të madh Sovjetik. Madje ata mendojnë se shpërbërja e tij mund të ishte shmangur. 31 % e të pyeturve janë përgjigjur negativisht, ndërsa 10% e ka konsideruar një pyetje të vështirë. Inreresant është fakti se një pjesë jo e vogël besojnë se ribashkimi mund të ndodhë. Sipas sondazhit, janë 14% që e shohin si një skenar realist rikrijimin e Bashkimit Sovjetik.

Please follow and like us: