Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioni Evropian, do t’i jap dritën jeshile liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Ende nuk dihet se kur do të jap një rekomandim pozitiv Komisioni Evropian për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovë, ndonëse si kusht dihet se do jetë vendosja e një kuote e posaçme, e cila nënkupton pezullimin e liberalizimit të vizave, nëse një numër i caktuar i shtetasve kosovarë kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Kuota që mund të çojë në pezullim është kërkuar nga Franca dhe Gjermania.

Analistët politikë vlerësojnë se liberalizimi i vizave, nuk është asgjë më shumë sesa, mundësia për të udhëtuar pa pengesë, ku në këtë kontekst duhet pasur parasysh faktin se çdo udhëtim shoqërohet edhe me shpenzime, të cilat shumë qytetar të Kosovës as që i posedojnë. Sipas tyre, liberalizimi i vizave, nuk jep të drejtë për t’u punësuar në BE, madje as mundësi e re për azil.

Please follow and like us: