Alpinisti zviceran humb jetën në Himalaje

himalajaaa

Një alpinist zviceran dhe një shoqërues tjetër i tij kanë humbur jetën në një tur të tyre alpinist në Himalaje. Lajmin e ka bërë të ditur operatori i turit, “Active Holiday Nepal Treks”, njofton agjencia e lajmeve AFP. Dy alpinistët i takonin një grupi prej nëntë vetash. Të gjithë të tjerët kanë shpëtuar dhe janë mirë me shëndet. Agjencia ka publikuar edhe emrat e dy të pësuarve por te rasti i zviceranit bëhet e ditur se nuk është fjala për një alpinist të njohur, siç ishte menduar. Personi i dytë duket se është një austriak ndërsa sipas disa burimeve tjera australian. Ministria e Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar rastin por nuk ka ofruar të dhëna për identitetin e viktimës.