Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook tani ka 1.65 miliard përdorues

Facebook tani ka 1.65 miliard përdorues

Facebook para pak minutash ka lansuar rezultatet e tremujorit të parë të këtij viti, me të cilin pohon se tani atë e përdorin 1.65 miliard njerëz.

Këtë e ka bërë të ditur Mark Zuckerberg nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij, duke thënë: “Ne vetëm sa kemi zbuluar rezultatet e tremujorit të parë mbi progresin e komunitetit tonë”. “Tani komuniteti ynë është 1.65 miliard njerëz. Në muajt e fundit ne kemi lansuar reagime të reja te butoni i Like, live video dhe kemi ndërtuar Messenger në një platformë. Ne kemi punuar ditë pas dite në shumë përmirësime të vogla, për ta bërë atë më të mirë për ju. Faleminderit që jeni pjesë e këtij udhëtimi për të lidhur botën”, shtoi ai.

Please follow and like us: