Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokohet WhatsApp

WhatsApp, shërbimi për mesazhe i Facebook, do të jetë i bllokuar për 72 orë në Brazil.

Një gjykatë braziliane ka urdhëruar ofruesit e telekomit në vend që të bllokojnë WhatsApp, pas një mosmarrëveshje në lidhje me aksesin në të dhënat e koduara.

Gjyqtari Marcel Montalvo urdhëroi hetimin mbi disa biseda në WhatsApp, me qëllim të hetimit të drogës, por WhatsApp ka argumentuar se nuk mund të hyjnë në biseda në një formë të pakoduar dhe për këtë arsye nuk mund të japin të dhënat e kërkuara nga gjykata. Gazeta lokale ‘Folha de S. Paulo’ raportoi se bllokimi do të fillojë nga sot, dhe se kompanitë e telefonisë mobile në vend do të përballen me gjoba nëse nuk e marrin parasysh urdhrin. Kjo është një humbje e madhe për WhatsApp, pasi që shërbimi për mesazhe ka më shumë se 100 milionë përdorues brazilianë. Brazili kishte bllokuar qasjen në WhatsApp edhe në dhjetor të vitit të kaluar. Edhe pse bllokimi ishte urdhëruar të zgjaste 48 orë, ai ishte hequr pas 12 orësh.

Please follow and like us: