Albspirit

Media/News/Publishing

Tetovari i talentuar mahnit gjermanët

Shqiptari talentuar po i mahnit gjermanët me fantazinë e tij

Nga shokët e tij njihet si “Ismail Legenda” dhe rallë kush e njeh me emrin e vërtete. I lindur një një fshat të Tetovës, në Kallnik, 32 vjeçari Ismail Sherifi është Tetovari i cili ka mahnitur gjermanët me punimet e tij. Ajo që këtë tetovarë e bën të njohur në Berlin të Gjermanisë është talenti i tij në punimin e figurave të ndryshme. Ai nga kanacet e RedBull ka ndërtuar motorë të ndryshëm të cilët synon që shumë shpejt ti bëj të lëvizshëm duke përdorur një kombinim elektronik me anë të një bombine dhe me karburant. Po ashtu “Legenda” nga kanacet e CocaCola-s ka ndërtuar një maune e cila për momentin është e lëvizëshme vetëm mekanikisht, por Ismaili edhe këtë premton se do ta bëj të lëvizëshme me të njejtin kombinim.

moot

 

Shkathtësia e tij ka bërë që shumë bashkombas në Gjermani dhe Itali t’i kërkojnë që t’u përgatisë orë me shqiponjë, kala, motor e maune për fëmijët e tij. Ismaili ishte talent, por për shkak të gjendjes së tij ekonomike ai nuk ka mundur të kryj shkollimin ngase migroi për një jetë më të mirë.

 

 

makine   shqipoja

Ismaili për portalin TetovaSot thotë se ajo që është me arsim fillor nuk e ka penguar që ta shfaqë talentin e tij dhe të përparojë në karrierë. Përkundrazi, thekson se populli gjerman e çmon dhe i ofrojnë shumë mundësi punësimi dhe avancimi.

tetovari keshtjella

Ai thotë se ka përgatitur një mega projekt me çka edhe do t’i bëjë shqiptarët të njihen edhe në sfera tjera veç atyre sportive e shkencore që aktualisht njihet, shkruan TetovaSot”.

 

Please follow and like us: