Albspirit

Media/News/Publishing

Fletëpalosje për emigrantët: Mos i fusni duart femrave

gjermaniAutoritetet gjermane kanë nisur shpërndarjen e fletëpalosjeve dedikuar emigrantëve në pishinat publike në përpjekje për të shmangur sulmet  ndaj femrave të regjistruara herë pas here në këto ambiente. Pas sulmeve masive në Cologne, natën e ndërrimit të viteve dhe precedentëve të ngjashëm në ambiente të tjera publike veçanërisht në pishina të hapura, zyrtarët gjermanë kanë krijuar tashmë disa fletëpalosje të shkruar në disa gjuhë, ku synohet t’u mësohet etika mijëra emigrantëve që mësynë Gjermaninë gjatë vitit që shkoi.

gjermani1

Ilustrime, shoqëruar me shënime në gjermanisht, anglisht dhe arabisht paralajmërojnë emigrantët të mos veshin të brendshme, por rroba banje, të mos ngacmojnë femrat dhe të mos i shtyjnë në ujë.

Një zëdhënës i shërbimit publik në Mynih u shpreh: “Kemi pasur mjaft incidente në pishinat publike me emigrantë që nuk mund të notojnë, nuk e kuptojnë gjuhën tonë apo paralajmërimet dhe instruksionet. Informacioni multilingual do ta ndihmojë stafin duke ua lehtësuar punën”.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: