Albspirit

Media/News/Publishing

Lëngu i portokallit bën mirë për kujtesën

Në një eksperiment të Universitetit të Reading-ut, ku morën pjesë 37 vetë, të ndarë sipas gjinisë 24 femra dhe 13 meshkuj, nga mosha 60 deri në 81 vjeç, u provua se lëngu i portokallit ndihmon në zonën e trurit që lidhet me kujtesën te njerëzit e moshuar.

Këtyre personave u është kërkuar të konsumojnë 500 mililitra lëng portokalli në ditë, për tetë javë me radhë, dhe rezultatet nuk kanë munguar. Sipas ekspertëve, kjo ndodh për shkak të antioksidantit të quajtur flavonoids, që është i pranishëm në nivele të larta tek portokalli.

“Pas këtij eksperimenti, kemi parë rezultate vërtetë mbresëlënëse. Zonat e trurit që lidhen me kujtesën, tek personat e përfshirë në këtë eksperiment, kanë arritur të funksionojnë 8% më mirë se para tetë javësh”, u shpreh Dr. Daniel Lamport, nga Universiteti i Reading-ut.

Please follow and like us: