Albspirit

Media/News/Publishing

Dy ish-presidentët Bush: Asnjë mbështetje për Donald Trump

Dy presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, baba e bir, me të njëjtin emër George Bush, duket se kësaj here nuk do ta mbështesin kandidatin e partisë së tyre.

Ky do të jetë një rast mbase i paprecedentë në historinë e Amerikës. Ndonëse ish-presidentët rrinë shpesh larg fushatave zgjedhore, një mbështetje formale për kandidatin e partisë së tyre është e padiskutueshme.

George HW Bush ishte president në vitet 1988-1992, ndërsa i biri, George W Bush ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitet 2000-2008.

Një Bush i tretë kandidoi për president nga kjo familje, Jeb Bush, ish-guvernator në Florida, por megjithë mbështetjen e madhe në fillim të garës, ai rrëzua shpejt si kandidaturë, kryesisht për shkak të sulmeve të rënda përçmuese e fyese nga Donald Trump.

Kjo marrëdhënie e tensionuar mes dy kandidatëve ka ndikuar shumë në vendimin e dy ish-presidentëve për të mos e mbështetur njeriun që jozyrtarisht është tashmë kandidati i padiskutueshëm i Partisë Republikane për president. Ruben Avxhiu

Please follow and like us: