Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja me ngjyrë sfidon marshimin e neonazistëve

Është fotoja ikonë e ditës: një grua që sfidon e vetme marshimin e 300 neonazistëve me uniforma në Borlange të Suedisë.

Tess Asplund rrëfeu më pas se ai grushti i saj i ngritur në fytyrën e  anëtarëve të Lëvizjes së Rezistencës Nordike ishte pasojë e një impulsi të momentit.

42-vjeçarja tregon se ai marshim e zemëroi aq shumë sa nuk e mendoi gjatë, por u doli përpara për t’i treguar se ajo që po bënin nuk ishte e drejtë.

Protesta e rrallë e gruas së përballur me antagonizmin e qindra meshkujve të zemëruar vjen në kohën kur ekstremi i djathtë në Suedi e ka shtuar ndjeshëm aktivitetin e tij.

Shoqëria civile në këtë vend po punon fort për sistemimin e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkuan azil vitin e kaluar.

Por së fundmi ka pasur një sërë sulmesh e zjarrëvëniesh në qendrat e strehimit të emigrantëve, ndërsa qeveria i ka ashpërsuar shumë politikat e saj të azilit.

Please follow and like us: