Albspirit

Media/News/Publishing

“Një jetë në burgjet e diktaturës”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=smiWgbActpo?widget_referrer=http%3A%2F%2Fvizionplus.al%2Fcategory%2Fkulture%2F&enablejsapi=1&origin=http%3A%2F%2Fvizionplus.al]

Historia e përndjekjes, vuajtjeve në burgjet e komunizmit, torturës prej rreth katër dekadash të Preng Ded Gjomarkaj dhe familjes së tij vjen në një biografi të shkruar nga Nikoll Toma. “Mandela i Mirditës”, Preng Ded Gjomarkaj u mbijetoi 30 viteve të burgjeve të komunizmit, shtegtoi përmes skëterrës, duke ia dalë mbanë të shohë fundin e një ideologjie politike, që ai e kundërshtoi gjatë gjithë jetës së tij, fundin e komunizmit. Biografia e këtij majori, por njëkohësisht edhe pinjolli të një familjeje me emër në Mirditë rrëfen 4 dënimet e tij, një hërë me pushkatim, pastaj me heqje lirie 101 vjet, që iu ul më vonë në 25 vjet burg dhe së fundi në vitin 1977 me 20 vite burg. Për drejtuesin e Institutit të Krimeve të Komunizmit, njëherazi edhe redaktorin e këtij libri, Agron Tufën këto të vërteta janë vonuar të shkruhen. Një rrëfim i tillë që zbulon dënimin e 74 personave nga ky fis përbën sipas studiuesit Mark Marku një pasqyrë për ta njohur më shumë regjimin e egër komunist. Kjo vepër vjen pikërisht në këtë si një homazh për Preg Ded Gjomarkaj nga vetë familjarët e tij.

Please follow and like us: