Albspirit

Media/News/Publishing

Prezantohen konkurrentet e “Miss Universe 2016”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=H1KScC1Yj_I?widget_referrer=http%3A%2F%2Fvizionplus.al%2F&enablejsapi=1&origin=http%3A%2F%2Fvizionplus.al]

Sharmi, eleganca dhe bukuria veshën mbrëmjen e djeshme ne Palazzo Italia, ku u prezantuan pjesëmarrëset e Miss Universe Albania 2016, konkurs bukurie i cili do te finalizohet ne fillim te muajit qershor përmes nje transmetimi live ne Vizion Plus. Nje mbrëmje ku nen ritmet e muzikës bukuroshet pjesëmarrëse te këtij eventi ishin ne fokusin e kamerave dhe bisedave mes miqsh. Miss Universe është nje gare e përvitshme bukurie ndërkombëtare qe drejtohet nga organizata e Miss Universit. Se bashku me konkursin Miss Bota, Miss Universi është konsideruar si nje nga dy kompeticionet me te mëdha te bukurisë ne bote ne aspektin e prestigjit dhe te popullaritetit. Qe nga viti 2002 Shqipëria ka marre pjese ne garën e bukurisë ne “Miss Universe”. Ndërsa Kosova filloi te kishte përfaqësueset e saj si shtet vetëm ne vitin 2008. Disa prej tyre kane arritur te shijojnë famën përtej kufijve nga ky kompeticion, si Angela Martini apo Marigona Dragusha. Ne edicionin e këtij viti marrin pjese 26 konkurrente, te cilat kane nisur te prezantohen dhe vijojnë te prezantohen çdo te diel, ora 19:30 ne Vizion Plus. Mbrëmja e madhe e ndarjes se çmimeve do te transmetohet ditën e enjten, date 2 qershor, ora 21:00 ne Vizion Plus.

Please follow and like us: