Albspirit

Media/News/Publishing

Brenda banesave ku qëndrojnë punëtorët e Apple

1
Picture 1 of 18

Mure të rrënuar, banjo të përbashkëta dhe dhoma të vogla me shtretër marinar ku flenë mbi 8 persona.Kjo është pamja që ofrojnë ambientet ku jetojnë punonjësit e fabrikës që prodhojnë paisjet e shtrenjta të Apple.

“DailyMail”, sjell foto ekskluzive të një prej ndërteseva që shërbente si strehim për punëtorët e kompanisë kontraktore Pegatron, derisa u hodhën në mes të rrugës 8 javë më parë.

6 mijë punëtorë kanë jetuar në këtë ndërtesë, për prodhimin e iPhone 6, por rreth 1000 prej tyre, në Shkurt iu tha që të mos riktheheshin, ndërsa të tjerë u trasferuan në ambiente të tjera.

Kjo ndërtesë ndodhet në Shanghai të Kinës. Punëtorët që kanë qëndruar në këto ambiente punonin mbi 12 orë në ditë.

Apple dhe Pegatron lejuan sëfundmi kamerat në fabrikat e iPhone, pas akuzave të shumta ndër vite për kushte të këqija jetese për punëtorët, orë të tejzgjatura pune dhe paga të ulëta.

Por sipas “Dailymail”, mediave nuk iu lejua hyrja në ambientet ku qëndrojnë aktualisht punëtorët e kompanisë.

Sipas të përditshmes britanike, këta punonjës paguhen me një rrogë nën 250 paund në muaj dhe punojnë 6 ditë në javë.

Pjesa më e madhe prej tyre janë nga provincat më të varfëra të Kinës./tvklan.al

Please follow and like us: