Ndalesat për gratë në shekullin e kaluar

grat

Gratë tani në shekullin në të cilin jetojmë me ligj kanë të drejta të barabartë me burrat.

Por, ka ende shumë vende të botës që edhe me ligj e edhe me doke e konsiderojnë femrën si më të ulët se burrin, transmeton Klan Kosova.

E në shekullin e kaluar femra ndaloheshin të bënin gjëra të cilat tani mund të duken absurde.

Më poshtë mund ta shikoni listën prej gjashtë gjërave të cilat femrat ndaloheshin t’i bënin gjatë shekullit XX-të.

  1. Të kenë një kredit kartelë

Në vitet 1970, nëse një grua beqare ose e divorcuar aplikonte për kredit kartelë detyroheshin që me vete ta sjellin një burrë në mënyrë që ta nënshkruanin së bashku aplikacionin.

  1. Të shërbenin në gjykatë

Gjykatat amerikane në fillim besonin që gratë vuajnë nga një defekt seksual. Ata mendonin se gratë mund të kenë simpati për kriminelët dhe duhet të mbrohen nga detajet makabre të rasteve kriminele.

  1. Të punojnë gjatë shtatëzanisë

Deri në vitin 1964, pushimi i lehonisë konsiderohej i përhershëm. Gratë që kujdeseshin për fëmijët e tyre nuk kishin asnjë përkujdesja nga shteti.

  1. Të përdornin kontraceptiv

Kontracepivët ishin temë tabu për shumë shtete në shekullin e XX-të.

  1. Të luajnë futboll

Kur mijëra meshkuj shkuan në Luftën e Parë Botërore gratë në Angli i pranuan punët si dhe gjërat që ata i bënin për kënaqësi, siç ishte në këtë rast futbolli. Ekipi i futbollit të grave në atë kohë u bë sensacion, por në vitin 1921 Liga e Futbollit deklaroi se kjo lojë është e “papërshtatëshme” për trupat femëror.

  1. Të shikojnë Olimpiadën

Gratë natyrisht që ishin të ndaluara që të marrin pjesë si lojtare në Lojrat Olimpike por për më tepër gratë e martuara nuk kishin të drejtë që të merrnin pjesë as si spektatore.