Albspirit

Media/News/Publishing

Homoseksualiteti i Leninit, si u soll Stalini kur zbuloi letrat komprometuese

 

Ku janë takuar më tej këta të dy- nuk shkruhet askund dhe nuk dihet, mbetet një mister… Pllaka të shumat memoriale, të vendosura nëpër banesa të ndryshme ka si në Moskë ashtu edhe në Petrograd, por nuk ekziston asnjë pllakë mermeri ku të përmenden emrat e tyre është e kotë, nuk gjendet, nuk ekziston. Mos ndoshta këta shokët bolshevikë bënin seks në kabinetin e Leninit ose nëpër zyrat e partisë në Kremlin? Apo e kryenin aktin diku jashtë në natyrë-lidhur me këtë nuk ka asnjë fakt. Por pas disa muajsh marrëdhëniet mes dy burrave të dashuruar filluan të përçahen. E si pasojë lindi xhelozia. Kjo gjë u duk qartë nga letra tjetër që shkruante Lenin-i. “I shtrenjtë! Mos u ofendo, e kuptoj se qëllimisht vonohesh në Kaukaz, megjithëse situata nuk e kërkon. Është e vërtetë që je prekur. Por unë nuk kam asnjë faj, të gjitha këto janë frut i dyshimeve të tua. Përsa i përket Leib-it dhe mua- ishte një gjë që ndodhi vetëm njëherë dhe nuk ka për të ndodhur më kurrë….të pres dhe do të qetësohem vetëm në folenë tonë të ngrohtë. Gjithmonë i yti Vova”.

“Iliç-përgjigja e letrës nuk vonoi nga Vlladikavkaz- këto nuk janë dyshime të kota lidhur me marrëdhëniet mes teje dhe Leib-it. Kohët e fundit, e kush nuk të pa si silleshe rrotull? Unë e di shumë mirë se si ndriçojnë sytë e tu kur sheh meshkuj që të pëlqejnë. Ti gjithmonë me ke thënë, se burrat me trup të imët e kanë “topin e mrekullueshme”…nuk jam i verbër dhe shoh fare qartë se ti je gati ta harrosh marrëdhënien tonë për shkak të dëshirës së frenuar që ke për të pasur Leib-in? Kuptohet se, ai tani është pranë teje dhe nuk e ka të vështirë të bëj për vete. Apo po ndodh e kundërta më duket se ti je ai që po përpiqesh ta joshësh…?”

Dua t’u them dy fjalë për Leib Davidovic Bronshtain. Ky ishte Trocki i njëjti, të cilin në vitin 1918 e emëruan Ministër (i dhënë dhe vartës i drogës) Çështjeve Ushtarake dhe Detare, e më pas Kryetar i Këshillit të Ushtrisë Revolucionare të Rusisë. Më në fund kishte nën thundrën e vet të gjithë ushtrinë e kuqe. Nuk mjaftonte vetëm kjo, por nga frika e zhvendosën kryeqytetin dhe bën Moskën. Lenini dhe Trocki u vendosën në Kremlin. “Nga Lenin-i i ndante një korridor-shkruante Trocki në kujtimet e tij.- me Leninin takoheshim dhjetë herë në ditë nëpër korridor, përshëndeteshim përzemërsisht dhe këmbenim biseda të ndryshme mes nesh”. Por mes tyre lindi një “roman dashurie” që nuk shpërtheu hapur si marrëdhënie sepse ata fshiheshin dhe kishin frikë nga partia…. Bashkëshortja e Trockit ishte shumë e vëmendshme dhe nuk i shpëtonin kollaj sjelljet prej gei të burrit të saj, si edhe hallakatjet e pështira prej geish. Ndryshe nga Nadezhda Konstantinovna Krupskaja që ishte mësuar të duronte çdo gjë të Vollodja-s si me burra po ashtu edhe me gra…

Ndoshta Trockit nuk i pëlqente fytyra e zbehtë dhe trupi i shëmtuar i Leninit. Rojet e trenit të famshëm të blinduar, që udhëtoi Trocki ishin të veshur me xhaketa lëkure të armatosur deri në dhëmbë me revole dhe granata, gjithmonë të gatshëm, për të përmbushur edhe dëshirat seksuale të Trockit, të cilin ata e quanin “Titan të Revolucionit”. Por këto janë dy gjëra të ndryshme- së pari të kënaqësh epshet e tua të shfrenuara prej gei me një nga udhëheqësit e “revolucionit botëror” dhe të kesh një lidhje të tillë dashurie që vazhdoi gjatë me “këtë burrë plak të shpifur”….

Por a ishte me të vërtetë Leib Davidovic “një burrë i imët me topin e madh”, siç e përmendi me xhelozi Zinovjevi në një nga letrat? Kuptohet kjo është shumë qesharake. Por lidhur me këtë çështje nuk ka asnjë dëshmi të publikuar. Çfarë nënkuptonin me fjalët, “topi i madh”? Po Lenin-i dhe Zinoviev-i? Por edhe këtë nuk e dimë një gjë është e besueshme si Leib-i dhe Gershell, kishin ”topin e synet osur”, sepse të dy kishin lindur nëpër familje çifute. Në ditën e tetë pas lindjes të gjithë djemtë bëheshin synet.

“Mos mu mërzit Gershell-shkruante Lenin-i, ti ke të drejtë unë nuk munda ti rezistoj ndjenjave të Leib-it. Ai ishte kaq brutal, ai sikur më bëri magji me ledhat që më bënte. Unë i mjeri kisha aq shumë nevojë për to, sidomos në këtë moment politik. Nuk mund të jetoj pa këtë butësi, ndërsa t’i mu largove, qerrata. Kështu që unë nuk munda ta përballoj. Por unë jam i bindur se ti do të më falësh, për këtë dobësi të vogël që kam. Apo jo Gershell? Kthehu dhe do ta shikosh, se jam i mbushur plot me dashurinë që kam për ty, apo jo Gershell? Vova i yt i vogël që të do shumë”.

Por pas pak kohësh Lenin-i filloi të ndjehej keq nga ana shëndetësore. Ditë pas dite ai ndjehej shumë i dobësuar, filloj ti zhvillohej shpejt një arteriosklerozë e trurit. Zinoviev kujdesej dhe i qëndronte shumë pranë Lenin-it të sëmurë. Por kuptohet marrëdhëniet mes tyre u prishën. Në mes të vitit 1922 Krupskaja, i shkruajti një letër me fjalë jo shumë të sjellshme drejtuar Zinoviev-it: ”Ju lutem mos e shqetësoni më burrin tim me pretendimet tuaja. Ka ardhur koha të zhdukeni. Deri kur duhet të duroj paturpësitë tuaja? Iliçi është i sëmurë dhe ju e dini mirë këtë gjë, dhe ju me poshtërsitë tuaja po ja vështirësoni më shumë shëndetin dhe gjendjen e tij. Ju lutem mos ja afroni më atë, për të cilën ai bashkohej me dëshirë. Shpresoj se, ju do ta kuptoni letrën time. Besoj se ju e kuptoni se për ta shkruajtur këtë letër më detyron kujdesi për burrin tim”.

Ka fakte, që vërtetojnë se Stalini e dinte rreth ekzistencës së geive në KQ të partisë, Byrosë Politike si dhe në organet e niveleve më të larta të shtetit. Në vitin 1999. Në revistën “Mrekulli dhe aventurë”/Nr. 6, fq.34-35/ Historiani German Nazarov botoi letrën që Lenin-i ja dërgonte Xherxhinskit nga qyteti Gorki. Në këtë letër Lenin-i ishte i revoltuar që Stalini e kishte quajtur Krupskajën “prostitutë dhe e degjeneruar”. Por edhe se Lenin-i ishte kthyer në armikun personal të Stalin-it. Gjithashtu shkruante për “komplotin” e Stalinit kundër tij, Lenin-it Kryetar i Sovnarkoma. Ai iu lut Xhorxhinsk-it ta lironte nga rojet e kujdesit shëndetësor special për udhëheqjen, që vëzhgohej prej nga agjentët e Stalinit. Në këtë letër ka edhe rreshta interesant: ”Feliks, Nadenka më tha, që në veshët e tij kishin arritur të dhëna, sipas të cilave Stalini ka thënë se pederastëve të Kremlinit më në fund iu kishte ardhur fundi. Kuptohet se këto fjalë u shprehën në mënyrë të trashë, kuptohet këto fjalë i drejtohen personalisht mua dhe shokëve të mi…”.

Lenin-i u trondit shumë. Nga e dinte Stalini për “pederastët në Kremlin”? Nga i dinte gjithë këto hollësira, për “devijimet seksuale” në majat e shtetit dhe të partisë? Si duket agjentët e tij i kishin vjedhur letrat sekrete të Zinovjev-it nga kabineti i Lenin-it në Kremlin? Nga Stalini mund të presësh gjithçka…me të vërtetë i ka vjedhur apo grabitur!.

E fshehta e Kremlinit

Krupskaja deklaronte kështu: ”në një ditë të mrekullueshme ai shkoi vetëm në garazh, u ul në makinë dhe më thirri duke ngulur këmbë për të shkuar në Moskë…. Atje kur shkuam në dhomën e tij filloj të rrëmonte nëpër sendet e veta, të njëjtën gjë bëri edhe në kabinetin e tij personal. Kontrollonte të gjitha blloqet e shënimeve, fletore të ndryshme, copa letrash…Të nesërmen u kthyem në Gorki dhe nuk folëm më për Moskën”.

Marija Uljanova: ”Gjatë gjithë rrugës nga Gorki, Lenin-i shtynte shoferin që të shpejtonte ….në kabinetin dhe në apartamentin e tij ai gjatë kërkoi një gjë të cilën nuk e gjeti. Lenin-i u mërzit aq shumë se nuk e gjeti saqë i filluan konvulsionet….”

Çfarë ishin këto “letra dhe dokumenta” që ai kishte kërkuar aq gjatë në Kremlin dhe nuk i kishte gjetur dot? Cili ishte shkaku që e tronditi aq shumë? Saqë i filluan konvulsionet? Çfarë kërkonte i trishtuar me duart që i dridheshin? Po ai shpresonte që Stalini nuk kishte mundur të gjente letrat e dashurisë të Zinoviev-it. Ai e kuptoi se këto letra ishin një diskreditim shumë i fortë për të dhe për shokët e tij nga shoqata e homoseksualëve. Kuptohet nëse Stalini ishte para një “situate të vështirë, pa diskutim që do ta përdorte këtë diskreditim si shantazh. Pra si një mjet shumë i fuqishëm për ta turpëruar përjetësisht Lenin-in. Zinoviev-i dhe Trocki në sytë e rusëve të thjeshtë, qëndronin në anën e atyre që i përbuznin homoseksualët. Dhe gjatë kohës që i kërkonte në shtëpinë e vet nuk i gjente, e kuptoi fare qartë se ato ndodheshin në duart e sigurta të Stalinit, dhe ky ishte shkaku që ai sigurisht do të binte në situate “tronditëse dhe konvulsione”.

Kështu Stalini nuk harroi të merrej me “këta pederastë”. Në 24 gushtë të vitit 1936, Zinoviev u dënua me vdekje dhe konkretisht me pushkatim. Gjatë vitit 1940, vdekja ju afrua Trockit në Meksikën e largët. Para investiguesve qëndronte çështja, përse Stalini nuk dha urdhër që të eliminohej kjo korrespondencë komprometuese? Por në të kundërt ai forcoi kultin e Leninit në BRSS. Por një gjë ishte e vërtetë se Stalini vitet e fundit nuk e vizitoi më moauzoleumin, ku qëndronte mumja e urryer djallëzore e Leninit. Kjo mumje nuk përçonte as dritë dhe as energji. Asnjë njohuri superiore nuk e kishte lejuar. Disa mbetje nga kufoma e Leninit, “mbeturinat e shenjta” për budallenjtë “adhuruesit e kuq”. Por Ishte Stalini ai që krijoi atë kultin e pakuptimtë për këtë “zot”, pa vlerë. Por a nuk ka ardhur koha të shembet edhe kulti i Leninit?. Dokumentat për homoseksualitetin e Leninit do të ishin një shkak i rëndësishëm dhe i mjaftueshëm për të shkatërruar më në fund kultin e mbetur të Leninit.

Please follow and like us: