Rama nxjerr Ulsi Manjën për ta kthyer skandalin seksual në një “skenar politik”

Deputetit të Dibrës, Ulsi Manjës i ra barra e rëndë të flasë për moral, në këto ditë skandalesh seksuale për të zgjedhurit e Partisë Socialiste. Me fjalë të thëna përgjysëm dhe duke u përcjellë para kamerave, deputeti tha:

“Morali i qeverisë dhe i qeverisjes tonë nuk mund të përgjithësohet nga ky rast, sepse për këdo përgjegjësitë janë individuale”

Por Ulsi Manja nuk e la me kaq. Deputeti socialist foli për një “skenar politik”, duke lënë të kuptohet se videopërgjimi ishte i frymëzuar politikisht.

“Rastin e kryesbashkiakut e kanë marrë në dorë organet e drehtësisë që i ftoj të zbardhin përgjegjësitë dhe të vërteten si për kryebashkiakun por këto që është bërë pjesë e këtij skenari të turpshëm politik. Unë dua të shtoj se kushdo që kërkon të bëjë përgjithësime duke u nisur nga ky rast, për të fituar kapital politik dhe për të lidhur moralin e qeverisë me këtë rast, e them me keqardhje që janë ca mjeranë politikë dhe shpirtvegjel” tha Manja.