Albspirit

Media/News/Publishing

Kina vijon zgjerimin me ishuj artificiale, SHBA ngrenë shqetësimin

Kina vijon zgjerimin me ishuj artificiale, SHBA ngrenë shqetësimin

Imazhet satelitore tregojnë se qeveria kineze vazhdon të ndërtojë me shpejtësi baza ushtarake në ishujt e detit të Kinës Jugore, duke shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në këtë zonë mjaft të tensionuar.

Sipas Pentagonit, gjatë dy viteve të fundit, Kina ka shtuar me 3.200 akër sipërfaqen e ishujve që kontrollon në detin e Azisë së Paqësorit, pa llogaritur këtu praninë ushtarake që shtohet nga dita në ditë.

Në këta ishuj artificialë, Pekini zyrtar ka ndërtuar baza ushtarake, porte dhe aeroporte, duke treguar fare qartë qëllimin e tij për të militarizuar zonën dhe sigurisht për t’iu dërguar një mesazh vendeve që kanë pretendime territoriale se me çfarë do të përballen nëse guxojnë më shumë sesa protestat diplomatike.

SHBA deklarojnë se sipas ligjit ndërkombëtar, këta ishuj artificialë nuk i japin Kinës të drejta territoriale apo detare shtesë, por përmirësojnë ndjeshëm praninë fizike të vendit në këto zona në planin afatagjatë.

Duket se ky është qëllimi i Kinës, pasi ligjet në letër, në rast se SHBA dhe kritikët e saj kanë të drejtë, zor se kanë fuqi më të madhe se sa ushtria në terren.

Zonat e debatit në detin e Kinës së Jugut pretendohen nga disa vende në rajon dhe ato akuzojnë Kinën se po pushton territore që nuk i takojnë.

SHBA është vendosur në krah të këtyre vendeve me programe të qarta për të pakësuar ndikimin e Pekinit, por deri tani pa ndonjë efeket të madh, pasi qeveria kineze vazhdon e pashqetësuar atë që e cilëson zhvillim të territorierve të saj.

Please follow and like us: