Albspirit

Media/News/Publishing

62-­vjeçarja gjendet e mbytur në lumin Vjosë

lTrupi i pajetë i një 62-­vjeçare të mbytur u gjet pasditen e sotme në lumin Vjosë.

Policia e Fierit bën me dije se e ndjera është shtetasja Tefta Demaj, nga fshati Gjoncaj.

Mësohet se ajo kishte dalë nga shtëpia që prej paradites së sotme, ndërkohë që s’dihen ende rrethanat se si ka rënë në lumë. Uniformat blu po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Please follow and like us: