Gënjeshtra e kryebashkiakut Veliaj/ Ja lejet e Komitetit të Digave për ndërtimin pranë liqenit artificial

Del gënjeshtra e kryebashkiakut Veliaj/ Ja lejet e Komitetit të Digave për ndërtimin pranë liqenit artificial

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është kapur sërisht duke gënjyer. Ashtu si në rastin e ndërtimit të kendit të lojravë me beton e prerje pemësh tek kodrat e liqenit, ai ka dalë një gënjështar edhe për  ndërtimin afër liqenit artificial tek kopshti zooligjik.

Citynews ka mundur të sigurojë të dyja lejet e dhëna nga Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha. Leje të miratuara në këtë Komitet në muajt Korrik dhe Shtator të vitit 2014. Pra edhe këto dokumenta ligjorë janë siguruar në kohën e kryeministrit Edi Rama, i cili është edhe personi që ka firmosur lejen e ndërtimit për këtë objekt.

Në dokumentat e mëposhtëm tregohet se Peri Dishnica, kryetar i Komitetit të Digave të Mëdha ka fimosur në datën 04.07.2014, vendimin Nr 2, për  miratimin e “Studimit hidroteknik për sigurinë e digësleja veliajse Liqenit Artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”, e paraqitur nga projektuesi “Gener 2”. Pra për ndërtimin që ndodhet pranë nën/kalimit tek kopshti zoologjik në krah të unazës së re, ka një studim të mëparshëm që i shërben forcimit të digës dhe jo të shtojë rrezikun ndaj qytetarëve. Ky rrezik minimizohet apo zhduket fare me ndërhyrjet e reja të cilat e forcojnë digën për të cilën përgjërohet kryebashkiaku i Tiranës, i cili është në dijeni të studimit, por hesht duke hedhur shashka dhe gënjështra.

Më pas në 23 shtator 2014, po ky Komitet i kryesuar nga Peri Dishnica ka miratuar “Studimit hidroteknik për sigurinë e digës se Liqenit Artificial të Tiranës dhe masat mbrojëse nga diga”, për fazën e projet-zbatimit.

Pra ky institucion i ka dhënë të dyja lejet e pretenduara se mungojnë. Studimi dhe miratimi i projektleja veliajzbatimit janë hapat që tregojnë se Diga tek liqeni megjithëse ka distancë nga ndërtimi dhe është në një pjesë pa asnjë rrezik, do ketë forcim që e bën edhe më të sigurt.

Kryebashkiaku i Tiranës na tha se ndërtimi rrezikon digën, por në fakt dokumentat tregojnë se subjekti ndërtues ka dokumentat ligjore dhe ka marë masa konkrete për ta forcuar digën, por Veliaj këto nuk i shikon dhe nuk i lexon. Ndoshta jo se nuk sip or nuk do, ndoshta sepse sytë e tij bëjnë xixa për interesa klienteliste dhe korruptive, vetëm këto mund të jenë argumentat që e çojnë kryebashkiakun e Tiranës të gënjejë publikisht, por edhe të sulmojë si “bandit” gjykatat si asnjë herë më parë në historinë e Shqipërisë./citynews

leja veliajleja veliaj