Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho: Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim

Ermonela Jaho: Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim, veçanërisht në Shqipëri

13235142_1168777669821831_448445574328412672_oSopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, pas marrjes së çmimit ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur. Një falenderim të veçantë ajo ka për të gjithë shqiptarët.

“Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë. Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues. Ju dua të gjithëve”, shkruan Ermonela në Facebook.

Ajo ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror. Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.

Please follow and like us: