Albspirit

Media/News/Publishing

Pikturat më të shtrenjta në botë

Arti i mirë zakonisht vjen me një çmim të lartë, dhe ndonjëherë shifrat janë të pabesueshme. Në listën e dhjetë pikturave më të shtrenjta në botë do t’i shihni të gjitha format dhe gjinitë. Çmimet janë rregulluar sipas inflacionit të vitit 2007, me dollarë amerikanë. Edhe pse ato ndryshojnë nga viti në vit, çmimi mbetet gjithmonë i lartë. Në vend të parë është piktura “No. 5”, e vitit 1948, e krijuar nga artisti Jackson Pollock. Ajo është shitur për 142.7 milionë dollarë. Piktori amerikan jetoi vetëm 44 vite, por kaq mjaftuan që të linte gjurmë me kontributin abstrakt ekspresionist. Vendin e dytë me 140.2 milionë dollarë e mban “Gruaja III”, e Willem de Kooning. Në nëntor të vitit 2006, piktura u shit nga David Geffen. Atë e bleu milioneri Steven A. Cohen. Vendin e tretë e mban piktura “Adele Bloch-Bauer I”, e shitur për 137.6 milionë dollarë. Në vend të katërt është një prej portreteve të doktor Gachet, nga Vincet van Gogh. Vendin e pestë e mban piktura “Bal au molin de la Galette”. Ajo është blerë nga Saito, i cili u zotua se pikturat më të shtrenjta që kishte do të varroseshin me të. Për fat të mirë, për shkak të një krize financiare, ai i shiti në mënyrë konfidenciale dhe tani ajo janë pjesë e një koleksionuesi zviceran. Piktura që mban vendin e gjashtë është krijuar nga Pablo Picasso. Shumë kritikë pretendojnë se emri i artistit është arsyeja pse piktura është shitur aq shtrenjtë, dhe jo rëndësia historike e saj.

10. Portreti i Adele Bloch-Bauer II, 89.1 milionë dollarë, Artisti: Gustav Klimt

Piktura “Adele Bloch-Bauer II” është pikturuar në vitin 1912 nga Gustav Klimt. Adele është gruaja e Ferdinand Bloch-Bauer, një industrialist i pasur që sponsorizoi artin dhe mbështeti Gustav Klimt. Adele është e vetmja modele e pikturuar dy herë nga Klimt.

9. Portreti “de l’artiste sans barbe”, 90.1 milionë dollarë, Artisti: Vincent van Gogh

Autoportretet e famshme të Vincent van Gogh-ut, së bashku me lulediellit e preferuara, janë disa prej pikturave më të admiruara në botë. Që nga viti 1886 deri në vitin 1889, ai ka prodhuar më shumë se 12 autoportrete.

8. Piktura “Dora Maar au Chat”, 97.0 milionë dollarë, Artisti: Pablo Picasso

Piktura “Maar au Chat” (Dora Maar me macen), është një pikturë e vitit 1941 nga Pablo Picasso. Në të portretizohet Dora Maar, e dashura kroate e piktorit, e ulur në karrige me një kotele në shpatulla. Kjo pikturë është botërisht e njohur dhe një prej më të shtrenjtave.

7. Piktura “Irises”, 97.5 milionë dollarë, Artisti: Vincent van Gogh

Piktura “Irises” është krijuar nga artisti holandez, Vincent van Gogh. Ishte një prej veprave të para ndërsa ai qëndronte në azilin “Saint Paul-de-Mausole”, në Saint-Remy-de-Provence, Francë, vitin e fundit para vdekjes, në vitin 1890.

6. Piktura “Garçon à la pipe”, 113.4 milionë dollarë, Artisti: Pablo Picasso

Pronë e John Hay Whitney, kjo pikturë u shit në 5 maj të vitit 2004 për 104 milionë dollarë amerikanë në shtëpinë e ankandeve në Sotheby, në Nju Jork. Shifra e vlerësimit të parë ishte 70 milionë dollarë. Kritikë mendojnë se shifra e lartë ka të bëjë me emrin e artistit.

5. “Bal au moulin de la Galette”, Montmartre, 122.8 mln dollarë, Artisti: Pierre-Auguste Renoir

Në kohën e shitjes, ishte një prej veprave më të shtrenjta në botë, së bashku me portretin e dr. Gachet. Të dyja këto vepra u blenë nga Saito. Saito shkaktoi tërbim botëror kur në vitin 1991 sugjeroi se këto dy vepra do të varroseshin me të.

4. Portret i dr. Gachet, 129.7 milionë dollarë, Artisti: Vincent van Gogh

Ekzistojnë dy versione autentike të këtij portreti. Të dyja janë krijuar në qershor të vitit 1890, gjatë muajve të fundit të jetës së Van Gogut. Të dyja tregojnë doktor Gachet të ulur në një tavolinë me kokën të mbështetur në dorën e djathtë, por dallojnë nga njëra tjetra.

3. Portreti i Adele Bloch-Bauer I, 137.6 milionë dollarë, Artisti: Gustav Klimt

Portreti “Adele Bloch-Bauer I” është një pikturë e krijuar nga Gustav Klimt, e përfunduar në vitin 1907. Sipas raportit të shtypit, ajo është shitur për 135 milionë dhe është blerë nga Ronald Lauder, për galerinë e tij në Nju Jork, në qershor të vitit 2006.

2. Piktura “Gruaja III”, 140.2 milionë dollarë, Artisti: Willem de Kooning

Piktura “Gruaja III” është një krijim i piktorit abstrakt ekspresionist Willem de Kooning. “Gruaja III” është një prej 6 pikturave nga Kooning, në të cilat tema qendrore është një grua, e përfunduar në vitin 1953. Në nëntor 2006 iu shit Steven A. Cohen.

1. Piktura “No. 5”, 1948, 142.7 milionë dollarë, Artisti: Jackson Pollock

Piktura “No. 5”, e vitit 1948, është një krijim abstrakt i Jackson Pollock (1912-1956), një piktor amerikan i njohur për kontributin e tij në lëvizjen abstrakte ekspresioniste. Piktura ka pamjen e një çerdheje, me bojë kafe dhe të verdhë që kullon mbi të.

Please follow and like us: