Albspirit

Media/News/Publishing

SKANDAL/ Dosja penale e Klement Balilit në polici dhe sistemin TIMS është “pastruar”

Dosja e Klement Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin TIMS është e pastër.
ABC News ka arritur të kontrollojë dosjen personale të biznesmenit Balili, e cila ndodhet e regjistruar në mënyrë elektronike. Nga këqyrja e këtyre të dhënave, në formën e kartelës personale, Balili rezulton i pastër dhe i pa shoqëruar ndonjëherë nga Policia e Shtetit apo i proceduar penalisht.
Nuk dihet se kush ka ndërhyrë në këtë faqe, për të fshirë apo mos hedhur të dhënat e arrestimit të tij në korrik të 2006, kur është arrestuar së bashku me dy inspektor policie për akuzën e trafikut të 750 kg drogë, por që më pas, akuzat ndaj tij janë pushuar me urdhër të prokurorisë. Por pavarësisht pushimit të akuzave, në sistem duhet të ishte e regjistruar rasti i procedimit, arrestimit apo edhe pushimit. Për Balilin nuk figuron në kartelë edhe kallëzimi penal i bashkisë së Sarandës për ndërtimin të paligjshëm të kompleksit turistik “Santa Quranta”, ku kompania e tij dhe ai vet personalisht janë kallëzuar nga ish-kreu i bashkisë tashmë me detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm.
Pavarësisht se është detyrim ligjor, që në këtë kartelë të evidentohen këto raste, për Klement Balilin nuk ka asnjë të dhënë për të kaluarën e tij penale. Ndryshe ndodh me shtetasit e tjerë shqiptar, ku për çdo kallëzim, shoqërim apo informacion tjetër agjentët e policisë i hedhin në programin e sistemit TIMS.
Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se Klement Balili udhëtimin e fundit nga Shqipëria e ka bërë më 18 prill të këtij viti duke kaluar në orët e parë të mëngjesit në Kosovë nga ku është kthyer në darkë. Për të vazhduar po me një udhëtim brenda ditës më 10 prill po në Kosovë dhe me pas më 22 mars të po këtij viti ka kaluar në Malin e Zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës.
Por megjithëse nuk figuron që ka kaluar zyrtarisht me dokumentin e tij personal në pikat e kalimit kufitar të Shqipëri, Klement Balili për policinë është në arrati. Për këtë fakt, policia e shtetit në sistemin TIMS me datë 11 maj, ka hedhur në sistem emrin e Klement Balilit. Duke njoftuar të gjithë pikat e kalimit kufitare, se nëse paraqitet ky shtetas për të dal apo hyrë në territorin shqiptar të njoftohet shefi i krimit të organizuar pranë policisë së shtetit. Ky njoftim, thuhet në kartelë, të bëhet për shkak se duhet të merret në pyetje për llogari të procedimit penal ky dyshohet se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Për këtë procedim, në Greqi janë arrestuar 13 shtetas greke dhe dy shtetasit shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj. Si pjesë e këtij rrjeti në Belgjikë janë arrestuar dy vëllezërit nga Kukësi, Dhimitër dhe Xhevahir Poti.
Please follow and like us: