Albspirit

Media/News/Publishing

Italia “fal” borxhet. Paratë do të përdoren për financimin e projekteve të reja

Italia “fal” borxhet. Paratë do të përdoren për financimin e projekteve të reja

Ministria e Financave shpalli 11 projektet e reja fituese, që do të financohen nga programi i konvertimit të borxhit me Italinë. Ministri Arben Ahmetaj listoi disa prej tyre.

“Nga 57 propozime, pas vlerësimit të Njësisë Teknike Mbështetëse do të financohen 11 projektet më të mira, të cilat prekin sektorë të ndryshëm, me një vlerë totale prej pothuajse 4 milion euro. Projektet e financuara i përgjigjen nevojave konkrete të grupeve të caktuara të interesit dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare. Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shumë të gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara”, theksoi ministri Ahmetaj.

Deri tani, ky program ka financuar 15 milionë euro në projekte lokale, kryesisht në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë. Por, ambasadori italian njoftoi se fondi do të dyfishohet.

“Kemi përfunduar negociatat për një tjetër marrëveshje për konvertimin e borxhit për 20 milionë euro të tjera. Edhe këto parà do të shkojnë në përfitim të programeve, që mbështesin politikat sociale, siç parashikohet nga marrëveshja. Ky vendim pasqyron suksesin, që kemi arritur deri tani me këtë program”, tha Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri.

Me paketën e re, shuma totale e borxhit që qeveria italiane i ka falur Shqipërisë, përmes këtij programi, shkon në 40 milionë euro. Bashkitë përfitojnë nga këto fonde, duke konkurruar me projekte në njësinë e posaçme që menaxhon programin, në Ministrinë e Financave./TCH/

Please follow and like us: