Albspirit

Media/News/Publishing

LISTA/ Të gjithë deputetët dhe kryebashkiakët që kanë ndërruar emrin

Pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit, në portalet dhe mediat shqiptare është parë një numër i madh deputetësh dhe zyrtarësh të lartë të administratës që kanë ndërruar emrin. Kjo ndoshta ka ardhur për shkaqe të ndryshme, por fakt është që lista e tyre është e gjatë.

I pari është vetë Edi Rama, kryeministër i vendit. Sipas formularit të vetëdeklarimit në KQZ, deri në vitin 2002 kryeministri rezulton të ketë mbajtur emrin Edvin dhe pas kësaj periudhe ai e ka ndërruar atë në Edi. Ndoshta për motive estetike.

Një tjetër kryetar partie po ashtu figuron të ketë ndryshuar gjeneralitetet, por këtë radhë mbiemrin. Bëhet fjalë për kreun e Partisë Republikane Fatmir Mehdiu, i cili më parë është quajtur Fatmir Mehdihoxha.

Ilir Xhakolli, deputet i Partisë Socialiste në Korçë rezulton që më parë të ketë mbajtur emrin Ilirjan.

Robert Bitri, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier, më parë është quajtur Albert.

Nard Ndoka, deputet i PDK-së me parë ka mbajtur emrin Mark Ndokaj.

Shkëlqim Selami, deputeti i LSI në Vlorë po ashtu ka ndryshuar mbiemrin, që më parë e ka pasur Selamini.

Ndërrime emrash ka edhe në radhët e kryebashkiakëve.

Elvis Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës, deri në vitin 2002 ka mbajtur emrin Ervin Roshi.

Një tjetër kryebashkiak, ai i Hasit, Adem Lala, më parë është quajtur Dem Lala.

Por zyrtari rekordmen në ndryshimin e emrit është një kryer bashkie.

Artur Bardhi i Laçit rezulton që ta ketë ndërruar katër herë emrin e tij.

Më parë ai ka mbajtur emrat Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.

Please follow and like us: