Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidentohet 70-vjeçari, ndërron jetë në spital

Aksidentohet 70-vjeçari, ndërron jetë në spital

 

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Burrelit pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Mësohet se 70-vjeçari Rifat Lika është dërguar rreth orës 18:00 në spitalin e Burrelit në gjendje kritike për jetën si pasojë e aksidentit, duke ndërruar jetë më pas rreth orës 20:20.

Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur sipër vendit të quajtur “Kryqëzimi i Daçit” në dalje të qytetit  Burrel  ku Lika është përplasur nga një mjet Benz me targa AA 069 CO që drejtohej nga Kujtim Liksani, 40 vjeç, banues  në fshatin Komsi.

Sipas të njëjtave bëhet me dije se shërbimet e Policisë Rrugore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në   vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga Policia Rrugore e tashmë pritet të dalë para gjykatës.

Please follow and like us: