Albspirit

Media/News/Publishing

“Facebook”-u i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, nr.1 në Europë

ambasadaAmbasada e SHBA-ve në Kosovë ka bërë një njoftim ndryshe në profilin e saj në “Facebook”. Në këtë njoftim, ku është bashkëngjitur edhe një video, bëhet e ditur se kjo është faqja më e ndjekur nga të gjitha faqet e tjera të ambasadave amerikane në Europë.
“Miq, kemi lajm interesant për të ndarë: faqja jonë në “Facebook” ka arritur 300 mijë ‘like’!!! Jemi po ashtu faqja më e ndjekur në “Facebook” në të gjitha ambasadat amerikane në Evropë. Kemi përgatitur një video të shkurtër për të festuar me ju. Shikojeni dhe shpërndajeni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Please follow and like us: