Albspirit

Media/News/Publishing

Laptopi 200-dollarësh që tremb “Apple” dhe “Microsoft”

Laptopi 200-dollarësh që tremb “Apple” dhe “Microsoft”

Analistët e firmës “IDC” thanë për “Verge” se “Macbook” shitën 1.7 milionë njësi në SHBA për tre muaj, por një markë më e lirë shiti mbi 2 milionë.

Laptopët “Chromebook”, që kushtojnë 200 deri në 400 dollarë, jo vetëm që ia kanë kaluar për herë të parë gjigantit “Apple”, por kanë vënë edhe “Microsoft-in” nën shënjestër, pasi “Google” deklaroi se sistemi i tyre “Chrome” do të pranojë shumë shpejt edhe aplikacionet nga “Android”.

Kjo do të thotë që sistemi operativ që mori kryesimin në fushën e celularëve tani po vjen edhe në laptopë. Suksesi i “Chromebook” ka bërë që tani të prodhohen edhe nga marka si Dell, Samsung, Toshiba, Lenovo, Acer, etj.

“Chromebook” punojnë me një sistem operativ që është pothuajse thjesht shfletuesi “Chrome” i kompanisë “Google” dhe çdo veprim bëhet nëpërmjet internetit. Për këtë arsye ata nuk kanë nevojë për hard-disqe, CD, as për shumë RAM apo pjesë të tjera të fuqishme, gjë që i favorizon në çmim.

Please follow and like us: