Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja e Bledar Terpollarit, identifikohen tre autorët

Policia greke ka bërë ët ditur se ka identifikuar autorët e vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar, Bledar Terpollari, i cili u vra e më pas iu pre koka në një fshat në Igumenicë.
Nga të dhënat paraprake, identifikimi i tyre është bërë falë dëshmisë së bariut shqiptar, i cili u arrestua dy ditë më parë. Sipas medieve greke, 28-vjeçari pohoi para grupit hetimor se 3 shqiptarë e detyruan që ai të tregonte se ku rrinte Terpollari.
Bariu dëshmoi në polici se, “E kane vrare tre shqiptare. Me kane kërcënuar me armë që t’u tregoja stanin ku qëndronte Bledari. Kam qenë dëshmitar i vrasjes dhe i prerjes së kokës”.
Sipas tij, vrasja ka ndodhur pasi Bledari ka fshehur një ngarkese të madhe droge që vinte nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se tre vrasësit janë larguar me makinë drejt kufirit.
Sipas mediave greke, vrasja ndodhi se Bledari mbajti paratë e drogës. Po këto burime bënë me dije se bariu pohoi se kokën e Bledarit është sjellë në Shqipëri. Ndërkohë, dyshohet se urdhri për vrasjen e Terpollarit u dha nga Shqipëria.
Bledar Terpollari,26-vjeçari shqiptar që u qëllua me një plumb dhe më pas iu pre koka, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje në Shqipëri.
Please follow and like us: