Albspirit

Media/News/Publishing

Grupi i Vishegradit, plan për dërgim njësie ushtarake në Baltik

Ministrat e mbrojtjes të Grupit të Vishegradit (V4) ranë dakord të mërkurën në një takim në Liblice të Republikës Çeke për dërgimin e një njësie ushtarake me rotacion në zonën e Baltikut në vitin 2017. V4 do t’ia paraqesë ofertën NATO-s në muajin korrik.

Njësia do të veprojë në zonën e Baltikut për forcimin e pranisë ushtarake të NATO-s në Lindje. Ajo do të marrë pjesë në trajnim dhe stërvitje.

Veprimet e hollësishme të njësisë do të diskutohen nga vendet e V4-s në javët e ardhshme.

Ministri çek i Mbrojtjes Martin Stropnicky tha se shefat e shtabit të vendeve të V4-s do të takohen në fund të javës së parë të qershorit, duke u pasuar edhe nga një takim i ministrave të mbrojtjes në Varshavë.

Sipas të dhënave paraprake, çdo shtet do të ofrojë një njësi prej 150 ushtarësh, që do të operojë në zonën e Balltikut për tre muaj.

Grupi i Vishegradit përbëhet nga Republika Çeke, Polonia, Hungaria e Sllovakia dhe synon forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes këtyre vendeve të Europës Qendrore.

Please follow and like us: