Albspirit

Media/News/Publishing

Mourinho, Manchester United arrijnë marrëveshje


Jose Mourinho - foto arkivi

Portugezi Jose Mourinho pritet të bëhet menaxher i klubit anglez të futbollit, Manchester United.

Dy palët kanë arritur marrëveshje të enjten, pas tre ditësh bisedime.

Negociatat midis agjentit të Mourinhos, Jorge Mendes, dhe zyrtarëve të United-it kanë kryer, por kontrata nuk është nënshkruar ende.

Një njoftim zyrtar nga klubi pritet të premten.

Mourinho do të zëvendësojë holandezin Louis van Gaal, i cili është shkarkuar të hënën, dy ditë pasi United ka fituar Kupën e Anglisë.

Mourinho ka qenë trajner i Chelsea-t deri në muajin dhjetor, kur është përjashtuar për shkak të mungesës së rezultateve për ekipin.

Please follow and like us: