Albspirit

Media/News/Publishing

Përdoruesit e biznesit përfitojnë komunikim live në Office Online

office-365-may-update-1c-100663037-largePërpjekjet e Microsoft për të qëndruar në një linjë me Google shënuan hapa përpara ditën e Mërkure kur kompania bëri të ditur se përdoruesit e biznesit do të mund të komunikojnë live në Office Online. Ky funksionalitet i ri do tu japë jetë diskutimeve të reja lidhur me dokumentet në SharePoint dhe OneDrive për Bizneset, biseda të cilat do të mbështeten nga Skype for Business. Kur më shumë se një person po punon në një dokument në aplikacionet online të Word, Excel, OneNote ose PowerPoint, një buton bisede do të shfaqet. Në momentin që klikohet do të hapë një panel bisede ku të gjithë që po editojnë dokumentin në atë moment mund të diskutojnë bashkërisht. Këto biseda nuk janë ndërtuar për të zëvendësuar mjetet tradicionale të bashkërendimit si komentet apo gjurmimin e ndryshimeve, por do ti ndihmojë ekipet të koordinohen më mirë në një mënyrë më të shpejtë. Një risi në Office Online, suita e produktivitetit e Google e gëzon prej kohësh këtë funksionalitet. Kohët e fundit Microsoft ka dërguar një sërë përditësimesh në Office si debutimi i SharePoint në iOS. Momentalisht kompania po ofron ulje çmimesh të Office 365 Home dhe Student. (PCWorld Albanian)

 

Please follow and like us: