Albspirit

Media/News/Publishing

Motoçiklistët kuqezi bëjnë histori, nga Chicago, Illinois, në Madison, Wisconsin

MOTORIKLISTËT SHQIPTARË NË CHICAGO të udhëhequr nga artisti Bujar Bobani (Buki) morën një rrugë bukur të gjatë prej përafërsisht 6 orësh vajtje-ardhje nga Chicago, IL deri në Madison, Wisconsin. Pikënisja ishte nga restaurant i mirënjohu shqiptar “North Star” me pronar Bashkim Kabashin ku të pranishëm me motoçikleta ishin: Kryetari i grupit z. Bujar Bobani (Buki), Afrim Sejdiu, Afrim Imeri, Enes Hoti, Ledio Bregu, Senti Sentiliano, Lulzim Paloja, Gëzim Çarkaxhiu, Joni Grabova, Endri Baçi dhe Blerim Nadzaku dhe Agim Baftiri.
Gjatë këtij udhëtimi, motorçiklistët me krenari mbanin të veshur Shqiponjën dy krenarëshe në bluzat kuq e zi. Kjo bukuri e rrallë në rrugët e SHBA-ve la mbresa të mira tek të gjithë kalimtarët e rastit që i shikonin nga makinat e tyre. Motoçiklistët e lartpërmendur u përcollën edhe me disa makina gjat tërë kohës.

Pas disa pushimeve të rregullta, ata u ndaluan në Madison, Wisconsin në Restaurantin “Legends Spots Bar” me pronar Dulin nga Kërçova. Nga kjo pike pushimi grupit iu bashkangjitën edhe dy motoçiklistë shqiptar z. Fadil Muçolli dhe z. Ardian Gashi ku pastaj u nisën për në Sauk City tek destinacioni final në Restaurantin “Black Hawk” me pronar z. Gani Ahmetaj. Z. Gani Ahmetaj si përherë me mikpritjen e tij bujare shqiptare, shtroi një drakë për musafirët ku edhe i përshëndeti dhe i përgëzoi për këtë nismë. Në këtë pikë ndalimi, grupit iu bashkangjiten edhe tre motoçiklistë tjerë shqiptarë: z. Elton Ademi, Besnik Ibraimi, dhe Shkelqim Ibraimi.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe krytari i Komunitetit Shqiptar në Madison z. Ahmet Gashi si dhe aktivistë të tjerë. Z. Ahmet Gashi dhe kryetari i Komunitetit Shqiparo-Amerikan në Illinois z. Bujar Breznica biseduan për mënyra të mundshme bashkëpunimi në mes dy organizatave për të ardhmen. U shkëmbyen ide të ndryshme për rritjen e aktiviteteve me karakter kombëtar dhe edukative për gjeneratat e reja.

Kryetari i grupit të motoçiklistëve tha se do të organizojnë edhe aktivitete tjera gjatë vitit ku edhe shpreson të ketë edhe më shumë pjesëmarrje. Ky grup promovon gjyrat kombëtare shqiptare si dhe zgjon ndjenja të veçanta tek komuniteti jonë sepse vet motorikletat simbolizojnë ndjenjën LIRI (FREEDOM).

(Raporton një vullnetar nga Chicago)
13226660_854611298016352_2241418193759637063_n

13226982_854745208002961_7022316981756964930_n

13241378_854825327994949_7476609267446316318_n

13254302_854827627994719_154815726520711068_n

13254524_854666511344164_3466867711878472406_n

13265883_854697241341091_1997501288773623906_n

Please follow and like us: