Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet mbrojtësi i PSG. Sherr me policinë

Mbrojtësi i djathtë i Paris Sain Germain, Serge Aurier është arrestuar mëngjesin e së hënës, pasi ka ofenduar policinë kur po dilte nga një klub nate.

Dyshohet se lojtari ka qenë i dehur pasi sjelljet e tij thuhet të kenë qenë shumë të pahijshme, shkruan ‘Goal’.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka shkaktuar një tjetër skandal te PSG-ja pasi ofendoi rëndë trajnerin Blanc dhe disa lojtarë të skuadrës me anë të një videoje që ai shpërndau në youtoube bashkë me një bashkëmoshatarin e tij. Atëhere ai u dënua të qëndronte disa ndeshje jashtë fushës, por me sa duket zbritja në skuadrën e rezervave të PSG-së nuk ka qenë dënimi i mjaftueshëm për mbrojtësin rrebel.

Please follow and like us: