Albspirit

Media/News/Publishing

Filmi shqiptar “Home Sweet Home” në Karlovy Vary

“Home Sweet Home” 1

Prishtinë, 31 maj 2016 – Festivali i njohur i filmit në Karlovy Vary e ka publikuar listën e filmave që do të shfaqen në edicionin e 51-të të këtij festivali. Ndër ta është edhe filmi shqiptar “Home Sweet Home”, me skenar të Zymber Kelmendit dhe regji të Faton Bajraktarit, i cili do të ketë premierën në Karlovy Vary, në korrik të këtij viti. Ky film do të jetë në konkurrencën zyrtare të festivalit, në garën për çmimin e parë në kategorinë “East of the West”. Filmi “Home Sweet Home” flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit, i cili disa vite konsiderohej zhdukur. Pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me njerëz të rrethit, të cilët e kishin përdorur emrin e tij për përfitime personale. Në rolet kryesore luajnë Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj. ‘Home Sweet Home’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe pas premierës pritet të shfaqet në festivale të shumta. (r.m.)

Please follow and like us: