Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja 25-vjeçare e ‘Play Boy’ e martuar me miliarderin 82-vjeçar këmbëngul se është dashuri

modelja

Një çift me diferencë moshe 57 vjet vazhdojnë të këmbëngulin se ajo që i ka lidhur është dashuria, por kjo nuk i pengon të kenë ende ndonjë dyshim për marrëdhënien e tyre…sidomos kur në mes janë miliarda. Richard Lugner, miliarderi austriak që verën e vitit të shkuar u martua plot bujë me modelen 25-vjeçare të ‘Play Boy’ Cathy Schmitz thotë se para se ta njihte atë kishte kaluar 4 divorce dhe kishte vendosur të mos martohej më.

Pavarësisht vendimit, Cathy mesa duket ja doli t’ia ndryshojë mendjen, por 82-vjeçari pranon që ende ka ndonjë dyshim se gruaja e tij e re është më e interesuar për llogarinë e tij bankare se sa për të.

modelja1

Sa i përket Cathy, ajo vazhdon të këmbëngulë se martesa e tyre ka qenë vetëm nga dashuria, edhe pse pranon se i pëlqen luksi në të cilin jeton pas martesës me 82-vjeçarin.

“Kur e takova atë, thjesht m’u duk një ‘djalë’ i lezetshëm. Sigurisht që e dija që ai ishte i pasur. Jam nga gjermania dhe ai është një person mjaft i famshëm. Sigurisht që është bukur të bësh një jetë luksi. Por kjo nuk është shumë e rëndësishme për mua:”, tha 25-vjeçarja në një program televiziv kushtuar ekskluzivisht ciftiut të pazakontë.

 

Please follow and like us: