Albspirit

Media/News/Publishing

Punonjëset e bashkisë vishen si prostituta për të turpëruar meshkujt që ndalojnë

 

 

Një fushatë e pazakontë sensibilizuese është ndërmarrë nga një bashki e vogël në Itali për të zhdukur prostitucionin nga rrugët e qytetit. Dy këshilltare të bashkisë janë veshur në mënyrë provokuese duke u shtirur si prostituta, për të turpëruar më pas publikisht përmes kamerës së fshehtë personat që ndalojnë për të ‘blerë’ seks. Fushata sensibilizuese është ndërmarrë nga kryebashkiaku i Castel Volturno, në Campania, Dimitri Russo, i cili qëndron i fshehur deri në momentin kur makina ndalon për të ‘porositur’ një nga prostitutat, të cilat në fakt janë dy punonjëset e bashkisë, Anastasia Petrella dhe Stefania Sangerma. Në qytetin e vogël, ku prostitucioni është i ndaluar, jetojnë 23 mijë banorë dhe kryebashkiaku Russo thotë se e ka ndërmarrë nismën e pazakontë për të ‘pastruar’ rrugët.

 

 

 

Please follow and like us: