Albspirit

Media/News/Publishing

Studimi: Muaji i lindjes tregon se nga cilat sëmundje mund të prekesh

Kalendar 2“Më thuaj se në çfarë muaji ke lindur e të them se nga çfarë lloj sëmundjeje vuan’, është ky titulli i një studimit të ‘Universitetit Columbia’ në Nju Jork, i cili ka identifikuar një koincidencë të madhe mes muajit dhe vitit në të cilin lind një person dhe disponueshmërinë e prekjes nga një sërë sëmundjesh.

Nga rezultatet e analizave të kryera në më shumë se 1.7 milionë persona, është dalë në përfundimin se njerëzit e lindur në muajin maj, kanë tendencë më të ulët që të preken nga sëmundjet. Ndërsa më me pak fat janë ata që kanë lindur në muajin tetor, sepse rrezikojnë që të preken më shumë nga sëmundjet mendore dhe hiperaktiviteti.

Për të lindurit në mars, risqet janë të lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa të lindurit në dhjetor mund të preken nga problemet e frymëmarrjes.

Raporti është publikuar nga gazetën ‘Medical Informatics Association’ , ku studimi ka përdorur një metodë që llogarit ngjashmëritë midis lindjeve në 1.7 milionë njerëz gjatë një periudhe prej 28 vjetësh dhe praninë e rreth 1.700 sëmundjeve.

 

Please follow and like us: