Albspirit

Media/News/Publishing

Ju ka humbur iPhone? Ja si mund ta gjeni në Google

Ju ka humbur iPhone? Ja si mund ta gjeni në Google

Poseduesit e iPhone së shpejti do të jenë në gjendje që të fillojnë kërkimin për ndonjë pajisje të humbur duke përdorur Google.

Google ka lëshuar një përditësim për veglën e privatësisë ‘My Account’, e cila tani përmban një veçori të quajtur ‘Find your Phone’, e dizajnuar për t’i ndihmuar përdoruesit që t’i kërkojnë pajisjet e tyre të humbura ose të vjedhura – iOS ose Android.

Sipas Google, veçoria së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjithë vetëm duke shkruar “I lost my phone” (kam humbur celularin) në Google Search, transmeton Gazeta Express.

Përderisa veçoria e re ‘Find your Phone’ në ‘My Account’ mund t’i ndihmojë përdoruesit e iPhone që ta gjejnë pajisjen e tyre të humbur, ajo nuk i ka aftësitë e njëjta si ‘Find my iPhone’ i Apple në iCloud.

Please follow and like us: