Albspirit

Media/News/Publishing

Tërbohet i ftuari, ndërpret në mes intervistën tek “Wake Up”

Një episod i pazakontë ndodhi mëngjesin e së mërkurës në “Wake Up”, kur i ftuari me lidhje telefonike, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, i revoltuar nga biseda hoqi kufjet duke e lënë bisedën përgjysmë!

“Dhuna në klasë” ishte tema e emisionit të sotëm, nxitur nga denoncimi i dy ditëve më parë që “Fiks Fare” i bëri një mësueseje në njërën prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Sot në “Wake Up” ishin të ftuar psikologja Denada Toçe, drejtuesja e Qendrës Sociale në Kombinat dhe z.Mehmeti.

“Ndërkohë që po prisnim për videon, zotëria ndërhyri duke thënë se ‘vërtet është 1 qershori, por dje dhe gjithë këto ditë sa e sa mësues janë pushuar nga puna. Fëmijët ka kush i mbron, ama mësuesit nuk i mbështet asnjë. Mësuesit nuk kanë as rrogë dhe për këtë gjë e ka fajin sistemi. Edhe nxënësit s’kanë pse mbajnë telefon me vete” tregon prezantuesja Mira Kazhani e kontaktuar nga Anabel.al.

Në këtë moment në bisedë futet vetë Mira dhe psikologia Toçe, duke thënë: “Ju duhet të thoni sa mirë që i kanë regjistruar. Kjo që sapo deklaruat nuk është normale. Vërtet shkollat s’kanë kushte, por sot është dita e fëmijëve dhe ne do flasim për fëmijët”. Këto fjalë duket se e revoltuan z.Mehmeti duke e detyruar atë të heqë kufjet dhe të shkëpusë lidhjen telefonike.

Ditën e së hënës, emisioni investigativ “Fiks Fare” solli me pamje të regjistruara nga vetë nxënësit, momentin kur mësuesja Filloreta Dervishi ushtronte dhunë verbale dhe psikologjike ndaj fëmijëve, midis tyre dhe një fëmijë me autizëm.

Please follow and like us: