Albspirit

Media/News/Publishing

Futën pajisjen përgjuese në Shqipëri/ Italianët kanë amnisti nga prokuroria

Është katërcipërsiht e provuar tashmë se pajisja përgjuese IMSI CATCHER u fut në territorin shqiptar nga shtetas italianë. Punonjës të ambasadës apo të Interforca-s italiane kjo nuk ka rëndësi. Policia shqiptare konfirmoi se nuk kishte dijeni për futjen e pajisjes përgjuese, e cila u mbajt gjatë të gjithë kohës nga italianët. Pavarësisht kësaj, prokuroria shqiptare ka dhënë garanci ambasadës se shtetasit e huaj do të përjashtohen nga hetimi.

Ambasadori i Italisë ka folur për herë të parë për çështjen e aparaturës së përgjimit pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Përsa i perket çështjes së përgjimeve, mund t’ju them se kam zhvilluar një bisedë me prokurorin e Përgjithshëm dhe nuk mund të shtoj asgjë më tepër nga çfarë ai ka thënë, që është një hetim që i përket policisë shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet italiane”, ka thënë Cutillo.

Please follow and like us: