Albspirit

Media/News/Publishing

Personi më i vjetër të diplomuar në universitet

Njihuni me personin më të vjetër të diplomuar në universitet

Një japonez i moshës 96-vjeçare shpreson ende të thyejë një rekord të ri pasi u shpall fitues nga Libri Guinness i Rekordeve si personi më i vjetër në botë i diplomuar në universitet, në sajë të një diplome në artin e qeramikës.

“Shigemi Hirata fitoi dje titullin e akorduar nga Libri Guinness i Rekordeve pasi mori një BA (certifikatë) të arteve të bukura në Universitetin e Kiotos në fillim të vitit”, raportoi një media lokale.

I lindur në një fermë në Hiroshima në vitin 1919, Hirata është bërë personi shumë i famshëm në këtë zonë. Disa studentë që as nuk i njihja më kanë telefonuar për të më uruar”, u shpreh ai në gazetën Yomiuri.

Please follow and like us: