Albspirit

Media/News/Publishing

Dështon takimi Rama-Basha

Pas 3 orësh diskutimesh me dyer të mbyllura ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi mës kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Në këtë takim Rama shoqërohej nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe kreu i komisionit të reformës Fatmir Xhafaj. Në krahun tjetër Lulzim Basha kishte me vete kreun e grupit parlamentar Edi Paloka dhe nënkryetarin e komisionit të reformës Oerd Bylykbashi. Pas takimit të zhvilluar në pallatin e Kongreseve kreu i qeverisë doli para mediave duke lexuar një fkalim të parapërgatitur më parë. Kreu i qeverisë tha se “nuk arriti dot të bindte opozitën për të miratuar draftin e dakordësuar me ekspertët” ndërsa nënvizoi se PD nuk e dëshiron reformën në drejtësi.

“Nuk kemi dashur t’i lëmë opozitës asnjë lloj justifikimi. PD nuk ka lënë asnjë gjë pa bërë dhe gur pa lëvizur për të ndryshuar thelbin e saj. Sot e mbrapa PD nuk mund tu tregojë sot BE, SHBA dhe qytetarëve që të justifikojë pse nuk e voton reformën. Mendoj se PD nuk e do reformën në drejtësi dhe sot besoj se nuk ka njeriu jashtë oborrit të PD që e mendon ndryshe, por kjo nuk do të thotë që PD nuk do ta votojë reformë” – tha Rama.

Kryeministri tha se drafti do të shkojë shumë shpejt në parlament pa miratimin e PD-së.

“Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë rrugën e vetme që kemi. U bëj thirrje PD që dhe pak orë që ka mbetur që në nivel ekspertësh të vazhdojnë negociatat deri në votimin në parlament. Jemi gati të dëgjojmë çdo propozim të tyre që nuk cenon thelbin” – tha Rama duke kërkuar vota nga opozita. Sipas tij propozimi për të miratuar me 94 vota propozimet në sistemin e drejtësisë plotëson kërkesën e PD-së për të dhënë pëlqimin e saj për emërimet.

Por një tjetër argument ka dhënë kryetari i PD-së Basha. Ai tha se është PS ajo që e bllokon reformën.

“Erdha sot për të gjetur zgjidhje për një drejtësi që lufton krimin e organizuar për një drejtësi të pakapur. Nëse politika nuk do t’i mbronte Shullazët, Kokëdhimët, Habilajt por drejtësia trembet dhe shantazhohet nga një vullnet politik” – tha Basha.

“Ky duhet të ishte momenti që pas dy dështimesh mazhoranca duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Nëse nga një anë mazhoranca dhe opozita u dakortësuan për momentet e luftës anti-korrupsion. Në dy javët e fundit mazhoranca ka refuzuar çdo propozim të opozitës për ndërtimin e strukturës së posaçme antikorrupsion.

Në shkurt ne kemi pranuar propozimin e OBDAT për vendet e rezervuara. Ky pamundëson kapjen e drejtësisë. Rama tha se është PD ajo që e pengon reformën dhe nuk e do reformën në drejtësi. Faktet tregojnë të kundërtën. Sot ne faktuam se ne jemi gati të biem dakord për vendet e dakordësuara, por atyre nuk iu pëlqeu. Kjo është kapriço sepse aplikohet në Kroaci dhe Maltë.

Ata erdhën me një fjalim të përgatitur dhe konkluzion të përgatitur dhe se nuk e duan reformën në drejtësi” – tha Basha duke iu referuar leximit me letër të Ramës në deklaratën e fundit.

“Nëse do të çojë i vetëm në parlament reformën do të përballet me dështimin e sigurt”–shtoi Basha duke lënë të hapur mundëisnë e vijimit të negociatave.

 

Please follow and like us: