Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë kineze, paraqitje rekorde në revistën Forbes


Margaret Chan, drejtore e përgjithshme në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Gratë kineze kanë bërë paraqitje rekorde në listën e grave më të fuqishme në botë, të cilën e përpilon revista amerikane Forbes.

Për herë të parë, janë 9 gra nga Kina në listën e grave më të fuqishme për vitin 2016, edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet në krye.

Kandidatja për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka dalë e dyta, ndërsa kryetarja e Rezervave Federale të SHBA-së, Janet Yellen, ka dalë e treta.

SHBA dominon listën me 51 gra të përfaqësuara, ndërsa Kina zë vendin e dytë.

Lucy Peng, ekzekutive e lartë në gjigantin biznesor, Alibaba, dhe Margaret Chan, drejtore e përgjithshme në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, janë dy gra kineze që mbajnë pozitat më të larta.

Please follow and like us: