Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton, fituese e sigurtë në Puerto Rico

Democratic U.S. presidential candidate Hillary Clinton speaks about the results of the South Carolina primary to supporters at a primary night party in Columbia, South Carolina, February 27, 2016. REUTERS/Randall Hill

Të gjitha organet kryesore të medias amerikane kanë projektuar që Hillary Clinton do të jetë fituese e zgjedhjeve brendapartiake që u mbajtën sot në Puerto Rico.
Me mbi 60% të votave në favor të saj, ish-Sekretarja e Shtetit do të bëjë të vetët 60 delegatët që do të shkojnë nga ky ishull në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate.
Clinton është tani fare pranë “numrit magjik” të 2,383 delegatëve që do të japin shumicën e nevojshme për t’u shpallur kandidate e partisë për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Bernie Sanders, ndërkohë, ka treguar qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe mbas mbarimit të votimeve dhe se do të vazhdojë përpjekjet për të bindur “superdelegatët” që të mbështesin atë në Kuvend.
Të martën do të votohet edhe në shtetet e fundit, që janë California, New Jersey, New Mexico, South Dakota dhe Montana. (r.a.illyria)

Please follow and like us: