Albspirit

Media/News/Publishing

Li Yuchun

Ajo njihet gjithashtu si Chris Lee, dhe është një kant-autore kineze, aktore, regjizore dhe ikonë e modës. Por nuk mund të lëmë pa përmendur se ajo ka marrë pjesë në shumë fushata bamirësie. Ajo ka lindur në maj të vitit 1984 në Chengdu, të Kinës. Ajo u bë po插入多媒体p star-i i vendit pasi fitoi kokursin kombëtar televiziv në 2005-ën. Menjëherë ajo lançoi 52 këngë, të cilat kryesuan listat muzikore të vendit.Li, e cila preferoi të quhej Chris Lee lindi dhe u rrit pikërisht në Chengdu, kryeqytet i provincës Sichuan në Kinën jugore. Vajza e një polici hekurudhorë dhe e një shtëpiakeje, e cila nuk mori trajnime muzikore gjatë fëmijërisë së saj, por u dallua tek performoi në një aktivitet në shkollë. Prindërit e saj në fakt nuk e kanë inkurajuar atë asnjëherë drejt muzikës, por ata e mbështetën bijen e tyre kur ajo vendosi të hynte në konservatorin e muzikës së Schiuan-it gjatë viteve 2002-06.

Në vitin 2005, kur Li ishte ende një student e re, ajo u bë pjesë e formatit “Super Girl” që ishte një konkurs kombëtar vetëm për femra, i përngjashëm me “American Idol”. Ajo konkuroi përkrah 150 mijë kandidateve. Li fitoi në mënyrë drastike konkursin me një avantazh prej 400 votash. Brënda natës, Li u bë një “sencacion” në Kinë. Ajo regjistroi dhe hodhi në treg albumin e saj të parë (The Queen and the Dreams), në shtator të 2006-ës, dhe shumë CD të tjera vijuan më pas. Albumi arriti 1,37 milion shitje . Që nga performimi i saj i parë, ajo ka nxjerrë 7 albume të cilat kanë kryesuar tregun muzikorë dhe 3 filma. Ajo ka 52 hite në Music Billboard të Kinës.

Koncertet e saj ishin shumë të famshe e të dashura për publikun. Ne mund të përmendim koncertin “Why Me”, i cili ishte një dedikim ose një falenderim për fansat e saj.

Fama e saj u zgjerua përtej kufinjve të Kinës, kur ajo u nderua nga MTV me çmimin “MTV Asia Awards 2008”. Po atë vit ajo ishte nominuar në Kinë si artistja e preferuar e vitit dhe performoi një vit më vonë në “Asia Song Festival” në Seoul, të Kores së Jugut. Në 2013-ën Li fitoi çmimin MTV European Music Awards (EMA), një faktor tjetër që tregon famën e saj tashmë ndërkombëtare.

Në vitin 2009 kariera e saj mori një tjetër kthesë kur ajo performoi për herë të parë në një film duke aktruar rolin protagonist, në filmin “Bodyguards and Assassins”. Performimi i saj ishte i sukseshëm dhe u nderua me dy nominime në Hong Kong Film Award si “Best Supporting Actress” dhe Hong Kong Film Award si “Best New Performer”. Më pas ajo ka aktruar në filma aksion si: The Flying Swords of Dragon Gate ,The Guillotines dhe From Vegas to Macau III .

Pas çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ajo u bë shumë e kërkuar nga industria e modës. Ndaj ajo u kërkua nga firmat e luksit Chanel dhe Balenciaga si imazhi i tyre. Duke vazhduar me nënshkrimin e kontratave me firmat e mëdha si Coca Cola dhe L’Oréal Paris.

Ajo ka përzgjedhur pikërisht stilistin francez Jean Paul Gaultier për veshjen e saj gjatë turit “Crazy World Tour” në vitin 2012. Gjithashtu kostumet dhe veshjet e saja janë realizuar nga firma të tjera luksoze si Givenchy për turin e saj të vitit 2013 dhe Moschino dizenjoi për të, veshjen në 10 vjetorin e koncertit të saj ” Why Me” në viti 2015.(Raela Hafizi)

Please follow and like us: