Transferimi i Granit Xhakës te Arsenali ashtu siç pritej ishte një reklamë e madhe për futbollin shqiptar.

Klubi londinez është një nga klubet më të mëdha në botë dhe pjesë e tij kanë qenë shumë yje të mëdha.

I tillë është edhe Ian Wright i cili për gjeneratat e reja ndoshta nuk është edhe shumë i njohur, por ai është një nga lojtarët më emblematik të Topçinjve.

gun__1314008038_125picture_030

Anglezi ka postuar një fotografi e cila ka bërë krenarë të gjithë tifozët shqiptarë pasi ai i ka përshëndetur ata me plis dhe shall kuq e zi, ku ka shkuar: “Për të gjithë vëllezërit e mijë shqiptarë! Kuq e zi”, transmeton Telegrafi.

capture-20160530-231752

Ai me Arsenalin ka fituar një herë Ligën Premier, dy herë Kupën FA dhe një herë Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BGCLXL7ucHA/embed/captioned/?v=7