Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia do të prodhojë helikopterin shumëqëllimor T-70

Janë hedhur në Ankara firmat për helikopterin indigjen turk, që është planifikuar të prodhohet në fabrikën e Kompanisë së Industrisë Turke të Aeronautikës (TAI), në kuadër të projektit për helikopterin shumëqëllimor turk.

 

Turqia do të prodhojë helikopterin shumëqëllimor T-70

Janë hedhur në Ankara firmat për helikopterin indigjen turk, që është planifikuar të prodhohet në fabrikën e Kompanisë së Industrisë Turke të Aeronautikës (TUSAS-TAI), në kuadër të projektit për helikopterin shumëqëllimor turk.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Kompanisë së Industrisë Turke të Aeronautikës, Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSM) dhe firmave nënkontraktuese vendase e të huaja, ku spikat kompania amerikane, “Sikorsky Aircraft”.

Përmes këtij projekti, kostoja e përgjithshme e të cilit do të jetë 3,5 miliardë dollarë, Forcave Tokësore, Forcave Ajrore, Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, Komandës së Forcave Speciale, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve do t’u dorëzohen brenda 10 viteve 109 helikopterë T-70 të tipit “Black Hawk”, sipas modelit të prodhimit me licencë në Turqi.

TUSAS-TAI do të realizojë prodhimin e të gjitha pjesëve të rëndësishme strukturore të helikopterit T-70, ku ia vlen të përmenden kabina e ekuipazhit dhe e pilotimit, koni i bishtit, bishti horizontal dhe vertikal, thikat e rotorit të helikës kryesore dhe bishtore; procesin e montimit final, testet, si dhe mbështetjen logjistike të integruar.

Kompania e Industrisë së Elektronikës Ushtarake të Turqisë (ASELSAN) do të jetësojë prodhimin dhe integrimin e avionikave bazë, ndërsa bashkë me Sikorsky-n do të përsosë kabinën e pilotimit të helikopterit në fjalë.

Motori i helikopterit T-70 do të prodhohet nga Kompania e Industrisë Motorike të TAI-it (TEI), ndërsa nënkontraktuesja turke “Alp Havacilik” do të prodhojë dhe montojë mekanizmin e aterrimit, kutinë e transmisionit dhe pjesët dinamike.

Në të ardhmen, Turqia planifikon edhe eksportin e helikopterit T-70 drejt vendeve potenciale.

Helikopteri S-70 i tipit “Black Hawk”, prodhim i gjigantit amerikan “Sikorsky Aircraft” dhe një nga helikopterët shumëqëllimorë më të shitur në botë, do të modernizohet me sisteme elektronike dhe mekanike turke.

Prodhimi turk T-70 do të ketë 70% më pak pjesë sesa modeli standard.

Krahas sistemeve të avancuara, helikopteri T-70 do të jetë i aftë të transportojë një ekip luftarak prej 15 vetash, me gjithë pajimet e tyre, në një distancë maksimale prej 463 km dhe lartësi 1.800 m.

Ndërsa në misionet zjarrfikëse helikopteri T-70 do të mund të transportojë deri në 2.700 litra ujë.

Please follow and like us: