Albspirit

Media/News/Publishing

Brukseli “mbron” Vlahutin

Brukseli “mbron” Vlahutin

Bashkimi Europian rrëzon akuzat e lidershipit të Partisë Demokratike, sipas të cilit Ambasadorja Romana Vlahutin është pozicionuar politikisht përkrah mazhorancës, gjatë diskutimeve politike për reformën në drejtësi. Drejtoresha e re për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, ka deklaruar se aktiviteti i Vlautin ka qenë në përputhje të plotë me politikat e Brukselit zyrtar.

Genoveva Ruiz-Calavera: Më lejoni që në mënyrë të veçantë të përmend punën e Ambasadores tonë Romana Vlahutin, e cila ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar që kjo reform të ecë përpara. Dua të them se puna e saj dhe stafit të delegacionit të Bashkimit Europian këtu në Tiranë është thelbësore për Shqipërinë që ecë përpara dhe të progresojë drejt integrimit europian.

Deklarata e Drejtoreshës pranë KE-së siç duket i ka mjaftuar Ambasadorjes Vlahutin, e cila nuk ka dashur të prononcohet mbi sulmet e opozitës. Ecuria e reformës në drejtësi, ka qenë temë e diskutimit që zyrtarja e lartë europiane pati mëngjesin e së enjtes me ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit, në zyrat e përfaqësisë diplomatike të KE-së në Tiranë.

Genoveva Ruiz-Calavera: Na vjen keq qe nuk ka pasur nje marrveshje mes palëve, por ne do të vazhdojnë përpjekjet tona, sepse reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Kjo reform është shumë e rëndësishme për të konsoliduar shtetin e së drejtës në Shqipëri për të gjithë qytetarët shqiptarë. Prandaj ne mezi presim arritjen e konsenusit dhe miratimin e reformës në Parlament.

Deklaratat, zyrtarja e lartë i ka bërë para mbajtjes së Komitetit të VII-të të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, kur reforma në drejtësi ishte prioritare. Bashkimi Europian e ka bërë të qartë pozicionin ndaj reformës në drejtësi, duke kërkuar miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese brenda këtij sesioni parlamentar./VizionPlus

Please follow and like us: