Albspirit

Media/News/Publishing

Historiani austriak: Lufta e Kosovës ishte fillim i një rendi të ri botëror

unnamed (2)Historiani austriak, Kurt Gritsch ka thënë se Kosova dhe bombardimi i Jugosllavisë ishte një pikë kthese për NATO-n dhe sipas tij, që atëherë ndërhyrjet ushtarake të Perëndimit përreth botës as që vihen në pikëpyetje më.

Gritsch i ka thënë “Deutche Welle”-s se transmetuesi gjerman në gjuhën serbe kishte vënë si kryelajm titullin “NATO ndryshoi pas Jugosllavisë”, transmeton KosovaPress.

Historiani, i cili ka promovuar librin “Lufta e Kosovës”, ka thënë, duke iu referuar aleancës perëndimore ushtarake, dhe luftës së saj në vitin 1999 kundër ish Republikës Federale të Jugosllavisë, se që nga atëherë “ka nisur një rend i ri botëror”.

“Kosova ishte fillimi i vetëautorizimeve të NATO-s për të filluar intervenime ushtarake jashtë kufijve të Aleancës. Pas Kosovës kanë pasuar të tjera ndërhyrje jashtë kufijve, siç është Maqedonia, lufta e Afganistanit, Iraku, ku jo të gjitha anëtaret e NATO-s kanë marrë pjesë. Më pas në vitin 2011 ishte Libia, ndërkohë që zgjerimi i NATO-s në Lindje të Evropës vazhdonte, e që ka filluar që nga viti 1990 e deri më sot, duke shkaktuar një raport rivaliteti me Rusinë. Disa thonë se këto zhvillime kanë rikthyer Luftën e Ftohtë. Por në fillim të gjithçkaje ishte lufta e Kosovës”, ka thënë Gritsch.

Në librin e tij, autori shkruan se ndërjhyrjet e vitit 1999 kanë shndërruar NATO-n nga një aleancë defensive në një aleance intervenuese.

Autori pretendon se sulmi ndaj Jugsollavisë ishte një luftë agresioni meqë nuk kishte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Sipas tij, kjo gjë është e ndaluar me ligjet ndërkombëtare.

Please follow and like us: